web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ulet numri i thirrjeve"/ Brataj: Të infektuarit kërkojnë të trajtohen në banesë

7 Maj 2020, 10:30, Lifestyle CNA

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka treguar sot në mbledhjen e Komitetit Teknik se numri i thirrjeve të qytetarëve ka rënë shumë.

Brataj deklaroi se qytetarët janë ndërgjegjësuar, ndërsa theksoi se të infektuarit me Covid-19 po kërkojnë të trajtohen në banesë dhe jo në spital.

?Edhe pranë urgjencës kombëtare vazhdon kontrolli i situatës. Ka rënë shumë numri i thirrjeve. Në ditën e sotme jemi 2035 thirrje. Po ashtu dhe numri i thirrjeve drejt 0800 sot jemi tek 380 thirrje. Një gjë tjetër pozitive është dhe fakti i uljes së numrit të vizitave në 600 nga 300 e ca. Dhe një gjë tjetër të sëmurët me Covid-19 kërkojnë të trajtohen në banesë. Kërkojnë ndihmë dhe duan të trajtohen në banesë. Janë ndërgjegjësuar dhe nuk duan të shkojnë në spital, e shohin që pjesa më e madhe janë asiptomatik?, theksoi drejtori i Urgjencës Kombëtare./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga