U gjetën të pajetë në kodër/ Zbardhen detaje nga vrasja e dy personave në Lezhë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë e nd...
Policia ka zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S.
Identifikohet dhe arrestohet autori kryesor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, për përkrahje të autorit të krimit.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, Lezhë, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, i përbërë nga specialistët e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe grupe të FNSH Shkodër.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, u bë i mundur sigurimi i provave për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi A. P., 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Bazuar në prova të arsyeshme, Policia bëri kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. P. dhe në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Vrasja”.
Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. P., i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.
Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij.
Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. P., si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit./CNA.al
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë e nd...
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë.N...
Lindita Miloti ka rrëfyer për “Abc-ja e mëngjesit”, dhunën m...
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me p...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se atentati n...
Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje nga vrasja e dy vëlle...
Virusi COVID 19 dhe “virusi” AK-4 Shqiptaret kane 47 dite, q...
Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje me “Real Story”, tha s...
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja nga vras...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje nga vrasj...
Një bilanc i rëndë vrasjesh është shënuar në 4 orët e fundit...
Pas 19 të infektuarve të burgu 313-të, edhe “302” është kthy...
Një person është gjetur i pajetë rreth orës 17:30 të ditës s...
Janë zbardhur detajet e para nga vrasja e dyfishtë që trondi...
Pas katër vrjasjeve që tronditën vendin, një tjetër ngjarje ...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur rreth o...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite rreth orës 17, ...
Dyshohet për të infektuar në burgun 302 në Tiranë.Lajmin e k...
Detaje të reja janë zbardhur nga nga ngjarja më dy të vdekur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...