web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mund të shthuren emocionalisht dhe mentalisht"/ Sociologu tregon si duhet të silleni me fëmijët në karantinë

25 Prill 2020, 15:06, Lifestyle CNA

Sociologu Gëzim Tushi deklaroi ditën e sotme se izolimi në banesë ndikon shumë keq te fëmijët.

Ai tha se prindërit nuk duhet t’i lenë fëmijët shumë të lirë dh t’i plotësojnë çdo tekë gjatë këtyre ditëve, pasi thekson se ndikon në shthurrjen e strukturave emocionale dhe mentale të tyre.

“Kjo situatë kërkon një lloj prindërimi të ri, por jo të gjithë prindërit janë psikologë, sociologë apo pedagogë, që mund të gjejnë mënyra të reja gjatë izolimit. Megjithatë unë mendoj se ka disa gjëra të domosdoshme. Prindërit duhet të jenë më të duruar me fëmijët e tyre, të përshtaten e t?i plotësojnë dëshirat apo tekat aq sa munden. Ajo që është më e rëndësishme është rregullimi i një regjimi kalendarik ditor për fëmijët. Nëse ne i lejmë fëmijët në mënyrë lineare dhe i plotësojmë çdo dëshirë pa vendosur një rregull disiplinor brenda fashave orare të ditës, kjo nuk ndikon pozitivisht, ndikon në shthurrjen e strukturave të tyre emocionale dhe mentale?, deklaroi sociologu në një lidhje me studione  lajmeve në Rtv Ora./ CNA.al





Lajmet e fundit nga