Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Partia Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorisë të hetojë vjedhjen e shqiptarëve me kontratat sekrete.
Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka bërë denoncimin para Ministrisë së Shëndetësisë duke nxjerrë edhe dokumentet zyrtarë.
Ajo deklaroi se respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut, ndërsa vazhdon heshtja fajtore.
Sipas Vokshit, kompania fituese shkeli kontratën, solli 5 respiratorë në vend të 54, por qeveria nuk mori asnjë masë. Në 6 vjet e njëjta kompani ka marrë 11 milionë euro nga qeveria Rama.
?Kontratat sekrete për pajisjet spitalore antiCOVID janë përdorur nga qeveria si një mënyrë për të vjedhur shqiptarët dhe jo për të siguruar shëndetin e tyre.
Nga 4 kontratat që mbahen të fshehta, ne kemi zbuluar vjedhje skandaloze në 3 prej tyre, për testimet, për maskat e mjete të tjera mbrojtëse dhe sot do të publikojmë faktet për vjedhjen me respiratorët dhe fituesin e paracaktuar dhe të preferuar të qeverisë.
Kemi provuar se kitet për një testim janë blerë nga qeveria me 4 fishin e çmimit të tregut tek O.E.S. Distribution, por ministrja e shëndetësisë dhe shefi i saj Edi Rama heshtin për këtë skandal.
Kemi zbuluar se maskat mbrojtëse dhe mjetet e tjera spitalore janë blerë nga qeveria me 2, 3 dhe 4fishin e çmimit të tregut. Se një maskë qeveria e ka blerë me 8 mijë lekë të vjetra tek Farmanet dhe Euromed, ndërsa qytetarët mund ta blejnë me 4 mijë lekë në çdo farmaci. Ogerta Manastirliu hesht, bashkë me Edi Ramën.
Për turpin e tij, Edi Rama e mbylli gojën e tij te shthurur, dhe kur emisioni Boom zbuloi se maskat që përdoren në spitalin Infektiv nga stafi spitalor janë të skaduara dhe se ato i siguroi e njëjta kompani që fitoi tenderin sekret.
Të gjithë bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, megjithëse miliona nga paratë e shqiptarëve po vidhen ditën për diell, duke vënë në rrezik jetën e mjekëve dhe infermierëve.
Sot ne do të tregojmë dokumenta zyrtarë që provojnë se qeveria ka vjedhur edhe me tenderin e respiratorëve. Kjo është aparatura që mban në jetë me oksigjen personat në gjendje të rënduar nga sulmi i virusit në mushkëri.
Gati një muaj pas shpërthimit të epidemisë, qeveria porositi më 3 prill, 54 copë respiratorë, një fakt që tregon sesa e papërgatitur ishte për situatën.
Kushti kryesor i tenderit ishte koha e shpejtë e sjelljes së respiratorëve. Kompania fituese duhet të sillte 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe të tjerat më vonë. Por kjo nuk ndodhi. Kontrata u shkel në mënyrë flagrante.?-tha Vokshi.
Sipas Vokshit, dokumentat tregojnë se kompania TBS 96 ka sjellë vetëm 5 respiratorë nga 54. Megjithatë qeveria nuk e ka prishur kontratën me të, siç e detyron ligjin në raste të tillla.
?Ka vetëm një arsye që mund të çojë një zyrtar të mos zbatojë ligjin dhe ky është rryshfeti, korrupsioni, vjedhja. Shifrat e kontratës e faktojnë këtë. Një respirator është blerë nga qeveria me gati dyfishin e çmimit të tregut.?-tha më tej ish-deputetja.
Gjithashtu, ajo theksoi se një respirator është zhdoganuar me 7.7milionë lekë dhe është blerë nga qeveria me 14 milionë lekë, pra me çmim gati 2 herë më të lartë.
Po ashtu, ajo tha se prokuroria të dalë nga karantina dhe të hetojë vjedhjen e shqiptarëve me kontratat sekrete. Hajdutët e qeverisë duhet të shkojnë para drejtësisë.
?Janë këto çmime stratosferike dhe abuzive arsyeja pse Edi Rama i mban këta tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientët e tij në kohën më të vështirë për qytetarët. Vetëm kompanisë TBS 96, që ka shkelur kontratën për respiratorët, qeveria e Edi Ramës i ka paguar nga paratë e shqiptarëve 11 milionë euro në 6 vjet.
Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t?u fshehur nga skandali që i ka plasur në dorë me kontratat e tij sekrete. Por faktet janë aty. Ai bleu respiratirë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3fishin e çmimit të tregut dhe u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara.
Qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por edhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.
Prokuroria duhet të dalë nga karantina, ku e mban qeveria. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që bëjnë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti dhe puna e qytetarëve janë në rrezik.?-deklaroi Vokshi.
Kryeministri Edi Rama ka bërë public rastin e një personi të...
Ditën e sotme ka nisur shembja e pesë shkollave, të cilat do...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama”, Ylli Manjani, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të op...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një lidhje...
Studiuesi Taulant Muka ka kritikuar ashpër masat e qeverisë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përbuzur mbrëmjen e sotme m...
Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Çim Peka LIVE”, ka dalë së...
Akademiku Artan Fuga, shfaqi shqetësimet e tij lidhur me ndr...
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka ftuar kreun e PD, Lul...
Presidenti Ilir Meta është pyetur lidhur me Ligjshmërinë e n...
Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri ka hedhuar akuza të forta...
Deputetja Rudina Hajdari nuk i ka kursyer kritikat ndaj krye...
Mesditën e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi alea...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin...
Deputetja Rudina Hajdari ka folur për numrin e testimeve të ...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka dalë hapur kun...
Qeveria do të zgjasë me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme,...
Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari në nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...