web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha flet si kryeministër/ "Situata nuk do të shkonte deri këtu, do isha 45 ditë para Ramës"

22 Prill 2020, 16:52, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur si kryeministër pasditen e sotme për masat ndaj pandemisë së koronavirusit.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, Basha u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte ai në krye të qeverisë dhe do ta kishte ai në dorë situatën.

Kryedemokrati tha se situata nuk do të kishte shkuar deri këtu, pasi sipas tij do të ishte 45 ditë në kohë para kryeministrit aktual Edi Rama.

“Nuk do ta kisha lënë kurrë situatën të shkonte deri këtu. Edhe po të mos më shkonte mendja vetë, do dëgjoja të tjerët dhe do mbyllja urgjentisht kufijtë me Italinë që kur plasi pandemia në Itali. Ata që do të kishin simptoma do të futeshin në karantinë. Do blija dhjetëra-mijëra kite dhe do të testonim më të ekspozuarit. Sot do kishin 40-50 herë më shumë të testuar tani. Qeveria do të kishte një tagër me të madh realiteti. Nuk do prisja 2 javë për të shpallur gjendjen e jashtëzkonshme sepse dukej qartë se ishte një gjendje e tillë. Do të anuloja të gjitha kontratat koncesionare me përjashtim të hemodializës dhe me lekët e këtyre dhe të tjera koncesione do të viheshin në ndihmë të njerëzve në nevojë. Do kishim deri 50 herë më shumë testime nga sa kemi sot?, tha Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga