Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Kriza e koronavirusit do të shkurtojë orët e punës me gati 7 përqind në të gjithë botën në tremujorin e dytë të vitit 2020, një efekt ?katastrofik? që është i barabartë me humbjen e 195 milion vendeve të punës me kohë të plotë, është shprehur këtë javë Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Agjensia e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi që 1.25 miliardë punëtorë ? gati dy të pestat e forcës globale të punës me 3.3 miliardë fuqi punëtore ? janë të punësuar në sektorë që vuajnë rënie drastike të prodhimit, nga shitja me pakicë dhe pasuritë e paluajtshme deri tek prodhimi, akomodimi dhe shërbimet ushqimore. Më shumë se katër të pestat e fuqisë punëtore globale jetojnë në vendet ku janë vendosur masa të plota ose të pjesshme të bllokimit.
?Punëtorët dhe bizneset po përballen me katastrofë, në të dy ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim,? tha Guy Ryder, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës. ?Do të godasë më të dobdit?.
Shkalla dhe shpejtësia e humbjeve të vendeve të punës në të gjithë botën e zhvilluar i ka kapur politikëbërësit në befasi. Pothuajse 10 milion njerëz në SHBA paraqitën kërkesa për papunësi në dy javët e fundit të Marsit, dhe shumë ekonomistë presin që niveli i papunësisë në SHBA të rritet me shpejtësi në një nivel mbi 10 përqind. Një shkallë e ngjashme e humbjeve të vendeve të punës ka goditur Europën, megjithëse shumë punëtorë mund të hyjnë në skemat e subvencioneve të pagave qeveritare të krijuara për të kufizuar papunësinë afatgjatë.
Paralajmërimi i Organziatës Ndërkombëtare të Punës erdhi vetëm tre javë pasi u publikuan analizat që sugjeronin se pandemia do të çonte në 25 milion humbje vende pune në vitin 2020, më shumë sesa u humbën pas krizës financiare të vitit 2008.
Z. Ryder tha që tani dukej e mundshme që më shumë se 30 milion vende pune do të humbisnin vetëm në tremujorin e parë, dhe Organziata Ndërkombëtare e Punës priste një ndikim shumë më të rëndë në afatshkurtër, duke përdorur të dhëna më të hershme nga sondazhet e biznesit dhe tendencat e kërkimit në Google për të ilustruar atë që e quajti ?Realiteti i tmerrshëm i situatës aktuale të tregut të punës?.
Ai parashikoi që numri i orëve të punës në nivel global të binte me 6.7 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e kaluar, duke reflektuar si pushimet nga puna ashtu edhe uljet e tjera të përkohshme në kohën e punës. Kjo do të ishte e barabartë me humbjen e 195 mln vendeve të punës me kohë të plotë, bazuar në një javë pune 40-orëshe.
Organizata bëri vlerësimin e saj duke përdorur marrëdhëniet historike midis orarit të punës dhe anketave të menaxherëve të blerjeve të kushteve të biznesit që publikohen në baza mujore në disa vende. Organizata supozoi se vendet e tjera që marrin të njëjtat masa për të kontrolluar përhapjen e virusit do të përballeshin me një goditje të ngjashme përsa i përket humbjes së vendeve të punës.
Sondazhet mund të mos jenë një udhëzues i besueshëm ? por ato tregojnë se një pjesë dërrmuese e bizneseve presin që kushtet të përkeqësohen, por nuk thonë asgjë se sa e rëndë mund të jetë rënia ose për sa kohë ka të ngjarë të zgjasë. Sidoqoftë, ato janë të dhënat më të qenësishme në dispozicion për momentin; vetëm disa vende botojnë të dhëna administrative të përditësuara mbi kërkesat për përfitime dhe subvencione për paga. Të dhënat zyrtare gjetkë mbeten mbrapa ngjarjeve aktuale në terren.
Sektorët më të ekspozuar ndaj rënies më të fortë si pasojë e situatës emergjende të shkaktuar nga Covid-19 janë sektorët që punësojnë miliona punëtorë shpesh me pagë të ulët, me aftësi të ulëta të cilët do t?i ndiejnë efektet veçanërisht më rëndë, tha Organizata. Ato përbëjnë përqindjen më të lartë të punësimit në Amerikë, Europë dhe Azinë qendrore.
Por Organizata Ndërkombëtare e Punës gjithashtu paralajmëroi që virusi tani po përhapet në vendet ku një pjesë e madhe e fuqisë punëtore nuk kishte asnjë akses në mbrojtjen sociale; duke përjashtuar bujqësinë, më shumë se 70 përqind e punëtorëve janë në sektorin informal në Afrikë dhe 90 përqind në Indi.
Organizata nuk bëri një parashikim të plotë për vitin, pasi tha se rritja e përgjithshme e papunësisë globale gjatë vitit 2020 do të varet nga politikat që vendet miratojnë për të rritur kërkesën e punës pasi ekonomia të fillojë të rimëkëmbet. Ajo nënvizoi nevojën për masa të reja siç janë pagesa në para dhe transferime të mallrave bazë për të mbështetur vendet më të goditura dhe që kanë nivele të larta të informalitetit të tregut të punës.
?Ne do të testohemi gjithnjë e më fuqishëm pasi pandemia do të zgjërojë shtrirjen e saj në botën në zhvillim,? tha Z. Ryder.
Ai argumentoi se ndërsa shumë qeveri tashmë kishin ?bërë gjënë e duhur? me stimuj fiskal dhe monetar, nuk kishte ende një përgjigje të plotë ndërkombëtare ndaj ?nevojës së dukshme për solidaritet dhe mbështetje për botën në zhvillim?.
Thirrja e fundit e FMN-së dhe e Bankës Botërore për lehtësim dypalësh të borxhit ishte ?qartësisht jo e mjaftueshme?, tha ai, duke shtuar: ?Ne duhet të shohim burime në dispozicion në shkallë shumë të madhe për ato vende që janë më të rrezikuara.?/FinancialTimes
Përmes një akti normativ Ministria e Drejtësisë liroi për 3 ...
Në “Stop” ka mbërritur një shqetësim nga vëllai i shtetasit ...
Ndodh në Shqipërinë tonë që rroga e një drejtori të një komp...
Mjafton një vëzhgim i shpejtë për të kuptuar se kush janë dy...
Sot në mesditë CNA.al raportoi në lidhje me një investigim t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Një ndër masat e para, të marra nga Qeveria për mos përhapje...
Emisioni “Stop” në Tv Klan udhëtoi këtë të mërkurë drejt Cër...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rast...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar “sjelljen bandite...
Në emisionin “360 Gradë” të mbrëmjes së sotme pandemija e vi...
Polici rrugor e ndalon mjetin për vonesa në transport dhe ...
Oleg Arapi denoncon pranë emisionit “Stop”, faktin, se ka ko...
Trajneri i Kombëtares së peshëngritjes denoncon në“Stop” fak...
I ashpër ka qenë reagimi i gazetarit, Ilirian Blloshmi, pas ...
Hazbie Xheka, një 82 vjecare, e cila pasi është mjekuar në s...
Një zonjë 64 vjecare në Kamëz tregon, se është dhunuar nga n...
Nëna e tre fëmijëve denoncon ish bashkëshortin. Bashkë me dj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...