web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E dhimbshme/ 27 vjeçarja humb betejën me Covid-19, pak ditë pasi u bë nënë

8 Prill 2020, 15:13, Lifestyle CNA

Një grua 27-vjeçare nga Kumanova, është bërë viktima e radhës nga Covid-19, në Madedoninë e Veriut.

E reja para pak ditësh kishte sjellë në jetë fëmijën e saj, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë sot pasdite.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

”Ministria e shëndetësis me keqardhje ju njofton se lehona 27-vjeçare nga Kumanova ndroj jetë e cila ishte pozitiv në Covid-19.
Ajo pati një lindje të parakohëshme më 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, lindi një djalë i cili doli me test negativ ndaj virusit.

Lehona u transferua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 31 mars për shkak të përkeqësimit të pasqyrës klinike dhe vështirësive në frymëmarrje. Pas gjithë përpjekjeve të mjekëve, zhvillimi i shpejtë dhe agresiv i sëmundjes ishte fatal.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës informon se foshnja është në gjendje të mirë, ende është në kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrjen të vazhdueshme nga stafi mjekësore i klinikës.”

Gruaja ishte viktima e 29-të në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19 dhe janë regjistruar 677 të infektuar.

 





Lajmet e fundit nga