web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjeku i njohur shtrohet në spitalin Infektiv/ Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen shëndetësore

4 Prill 2020, 11:01, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku i njohur  dr. Roland Xhaxho, është prekur nga koronavirusi dhe është shtruar në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë thekson se Dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19, është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.





Lajmet e fundit nga