"Koronavirusi ka panikun aleatin më të ngushtë”/ Pipero këshillon qytetarët
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero thotë se koronavirusi ka ...
Ndërsa virusi Corona vazhdon të përhapet me shpejtësi duke infektuar më shumë se një milionë vetë në të gjithë botën, firmat farmaceutike ofrojnë teste të shpejta për Coronën. Po sa të besueshme janë ato?
Ende nuk është e qartë se sa njerëz mund të jenë infektuar me virusin Corona dhe nuk e dinë këtë. Prandaj mbi dymbëdhjetë kompani gjermane po ofrojnë për momentin teste të shpejta për t’iu përgjigjur pyetjejes, nëse dikush është apo jo i infektuar. Këto teste pretendojnë të përcaktojnë nëse dikush ka në gjak antitrupa kundër virusit, që do të thotë se e ka kaluar infeksionin tashmë dhe është imun. Testet ofrohen madje me një çmim mjaft të ulët, rreth 30 deri 40 euro. Sipas prodhuesve ata brenda një kohe shumë të shkurtër kanë shitur tashmë qindra-mijëra teste të tilla.
Rezultate jo të besueshme
Ministria gjermane e Shëndetësisë paralajmëron ndaj testeve të tilla për antitrupat. Sepse sikurse thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie “rreziku që testi i shpejtë të tregojë një rezultat negativ, ndëkohë që personi i testuar është shumë infektiv dhe përbën rrezik për të infektuar të tjerët, është jo i vogël.”
Problemi i testeve të tilla është se organizmi zhvillon antitrupa zakonisht vetëm një deri në dy javë pasi të jetë infektuar. Pra në fazën fillestare të infeksionit, këtyre testeve nuk mund t’u besohet. Po ashtu rezultati i testit mund të dalë pozitiv edhe në rast se dikush “ka pasur një infeksion krejtësisht të ndryshëm”. Dhe një gjë e tillë mund të ketë pasoja të rënda, nëse njerëzit besojnë se janë imunë dhe nuk kanë më nevojë për t’u mbrojtur.
Problem është dhe fakti, se sipas rregulloreve aktuale të BE-së, prodhuesit “mund t’i certifikojnë vetë produkte të tilla diagnostikuese pa pasur nevojë të presin për ekzaminime të pavarura të testeve para se ato të hidhen në treg”, shkruhet në faqen e internetit të Institutit Paul Ehrlich.
Instituti Federal për Vaksinat dhe Barna Biomjekësore njofton se vlera e këtyre testeve nuk është e garantuar dhe se “ka edhe prova për falsifikime.” BE do të marrë vendim për testimin e detyrueshëm dhe të pavarur të prodhimeve të tilla vetëm nga maji 2022.
Nga Azia në të gjithë botën
Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, shumë kompani nga Azia, ofrojnë teste të tilla të shpejta në një nga platformat më të mëdha tregtare në botë, Alibaba. Hulumtimet e mediave gjermane NDR, WDR dhe “Süddeutsche Zeitung” (SZ) tregojnë që pothuajse të gjitha testet e shpejta për antitrupat vijnë nga Kina, dhe shpesh nga qyteti i Hangzhou, ku kanë selinë disa prodhues prodhimesh mjekësore.
Firma farmaceutike nga e gjithë bota i tregtojnë këto teste nën emrat dhe logot e markave të tyre. Disa syresh janë transparente dhe thonë që ato janë prodhuar në Kinë, të tjerë pretendojnë se janë prodhuar në Gjermani. Sidoqoftë testet e antitrupave nuk janë shumë domethënës për të përcaktuar, nëse dikush është imun ndaj virusit Corona, sepse kjo varet nga përqendrimi i antitrupave në organizëm dhe nga fakti se sa shpejt bie ky përqendrim. Vetëm konstatimi i antitrupave në një moment të caktuar kohor nuk mund të japë asnjë siguri për një mosriinfektim./ DW
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero thotë se koronavirusi ka ...
Prej më shumë se tre javësh vendi jonë po përballet me koron...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje online të Ko...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telekonferencë me kom...
Mjeku Infeksionist, Arjan Harxhi ka folur për situatën e shk...
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo u ka bërë sërish th...
Disa ditë më parë Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Bra...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një la...
Sforcimi në rritje i sistemeve shëndetësore nga përballja me...
Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar....
Pothuajse gjithë bota për përballet me një betejë të ashpër,...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe Koordinatori ...
Një tjetër lajm i mirë vjen për qytetin e Korçës, në lidhje ...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit...
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ndërsa bëri përd...
Epidemiologu Fabian Cenko ka folur sot në lidhje me situatën...
Mjeku i njohur infeksionist Dhimitër Kraja, u rikthye në Spi...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaroi mbrëmjen e sotme ...
Është rritur bilanci i të prekurve me koronavirus në Shkodër...
Në disa shtete të botës po bëhen eksperimente për të krijuar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...