web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lirim dhe shtrëngim masash njëkohësisht/ Rama: Burg për ata që shkelin fashën e orarit të izolimit

3 Prill 2020, 15:52, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria mund të mendojë për një liri me pikatore të masave të marra për shkak të koronavirusit.

Rama tha se po mendon të lehtësojë disa masa shtrënguese, siç është lëvizja me makinë për ata që janë në një punë të lejuar, por nga ana tjetër do shtrëngohen masat për ata që shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë deri në ?heqje lirie?.

?Bazuar në këtë ecuri kemi mundësinë që të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa shkallë shkallë për të lehtësuar psikologjikisht në radhë të parë jetën tuaj dhe tonën, por nuk kemi asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin që të mos hedhim hapa të nxituar dhe ndërkohë që dua t’u them se nëse do të zgjedhim si po mendojmë, të fillojmë të bëjmë disa lehtësime, patjetër do të bëjmë edhe disa shtrëngime. Pasi nëse do të lehtësojmë pak, do të jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë dhe thyejnë rregullat duke kërcënuar të kthehen në bomba.
Po konsiderojmë, është që duke lehtësuar fjala vjen, fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të lëvizin me makinën e tyre, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do ta shkelin hapësirën e kufizuar. Duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje liri për këdo që merr makinën për të shkuar në punë dhe e përdor për të transportuar njerëz të tjerë. Këtë po diskutojmë në shtabin tonë. Po dëgjojmë me vëmendje ekspertët, ku më pas do të kem një diskutim të gjerë dhe të gjatë” tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga