LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

11 mijë raste me probleme respiratore në javë/ A u tentua të mbahej i fshehur Covid-19 në Shqipëri?

1 Prill 2020, 14:51, Lifestyle CNA
11 mijë raste me probleme respiratore në javë/ A u tentua të

Kanë kaluar pak më shumë se katër muaj që nga shfaqja për herë të parë e Covid-19 në botë.

Rasti i parë, llogaritet të jetë shënuar më 17 nëntor të vitit 2019, në qytetin Wuhan në provincën Hubei të Kinës. Megjithatë, Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) konfirmon se rasti i parë është regjistruar me 1 dhjetor 2020.

Nga kjo datë, e deri më sot, në të gjithë botën janë konfirmuar 877,422 persona të infektuar, dhe 43,537 viktima, ndërsa ka marrë një shtrirje të gjerë duke prekur shumë shtete.

Në Shqipëri, rasti i parë është konfirmuar me datë 9 mars, ndërsa nga kjo datë janë kryer 1,823 tamponë, 259 prej të cilëve kanë rezultuar pozitive, ku 15 prej tyre kanë humbur jetën.

Por, veç virusit të ri, muajt janar-shkurt dhe mars, janë dhe muajt ku qarkullojnë më së shumti dhe virozat dhe gripi stinorë.

Për muajn e parë të vitit ISHP raporton 11 mijë raste në jave me infeksione respiratore, një shifër kjo 4% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Njëkohësisht në vendin fqinj, Itali, virusi tashmë sapo kishte mbërritur (31 janar 2020, dy rastet e para të konfirmuara, dy turistë kinez).

Në Shqipëri as që mendohej, ende nuk ishte marrë asnjë masë dhe lëvizja e lirë mes dy vendeve vijonte rregullisht. Madje sipasojë e situatës alarmante në vendin fqinj, pati një dyndje të shqiptarëve që jetojnë në Itali drejt Shqiprisë e cila vijoi gjer në mbylljen e kufinjëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë muajit janar, në Shqipëri kane hyrë 693 mijë e 956 shtetas shqiptarë dhe të huaj, nga të cilët 21 mijë e 67 vetëm nga Italia. Ndërkaq, për muajin shkurt, në Shqipëri kanë hyrë nga Italia të paktën 18 409 shtetas. Krahasuar me shkurt 2019, ky tregues rezulton me rritje 16,2 %.

Por ndërsa në Itali, ishin konfirmuan rastet e para, në një dalje për mediat, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino, theksonte se nuk ka vend për panik për vendin tonë pasi Shqipëria nuk ishte vend pritës, ndaj dhe marrja e masave ekstreme nuk ishte e nevojshme.

Ndërkaq, sot, Bino theksoi se hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik për rastet e dyshuara me koronavirus në Shqipëri ka nisur qysh në janar me personat e ardhur nga Kina.

Megjithëse publikisht thuhej s?ka raste, në fakt në Shqipëri kishte një virozë që shkundi popullatën.

Për nga ngjashmëria, duhet theksuar se gripi stinor, ftohja dhe Covid-19 manifestojnë pothuajse të njejtat shenja. Madje dhe këshillat e ISHP se si të mbrohemi janë pothuajse të njejta (lexo këtu )

Ngjashmëria e parë është që të tre viruset shpërndahen përmes kontaktit fizik me personat e infektuar, apo me sipërfaqet e prekura nga një person i infektuar dhe përmes spërklave të shpërndara në ajër.

Ngjashmëria e dytë lidhet me simptomat. Të tre viruset godasin sistemin e frymëmarrjes, shkaktojnë ethe, temperaturë, lodhje/këputje dhe kollë. Rastet e rënda kalojnë në pneumoni, që mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

Madje shumë njerez mund të pohojnë se në këtë periudhë të vitit (pra janar-shkurt), ku shifrat e ISHP flasin për 11 mijë raste në javë me probleme respiratore, se kanë kaluar një virozë jo të zakonshme.

Çështja që po aludohet së fundmi, është se a mos vallë koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në janar apo shkurt, atëherë kur edhe ka pasur shumë të sëmurë në vend që thonë se kishin të njejtat simptoma apo shenja!? A mos vallë kemi qenë në të njejtin hap me Italinë apo dhe diçka më para!?

Këto aludime, u ndal ti sqaronte në një dalje televizive  në emisionin ?Real Story? pak ditë më parë Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino e cila është njëkohësisht pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Bino thekoi se ?Në janar-shkurt kurba e përhapjes së gripit ka qënë e pritur, nuk ka pasur dyndje. Ne kemi bërë analiza dhe nuk ka pasur lidhje fare me koroanvirusin.?

Duhet theksuar se për momentin e vetmja mënyrë për të konfirmuar nëse një person është ose jo i prekur nga Covid-19, është përmes metodës teknike ?reaksioni zinxhirë i polimerazës? (PCR), pra merret material biologjik nga pacienti për të parë nëse ka profil gjenetik të virusit. Në Shqipëri analizimi i materialit biologjik kryhet vetëm në Institutin e Shëndetit Publik.

Por sot ISHP ka më shumë se 4 javë që ?gërmon? dhe kanë nxjerrë vetëm 259 raste të konfirmuara me Covid-19, ndërsa janë testuar 1823 persona.

Ndërkohë që në janar kemi 11 mijë raste në javë të cilat kanë shkuar nëpër klinika, spitale dhe janë konsultuar me mjekun. Tani i kërkojnë, i ndjekin nga pas, janë bërë mbi 1000 tamponë dhe janë gjetur vetëm këto raste!

Lind pyetja pse Italia e mori përpara nesh? Në rregull është vend më i madh, ka më shumë turistë, por lëvizje ka edhe në vendin tonë.

Po tranzit nga Turqia nuk kanë hyrë biznesmenë që kanë qenë në dhjetor apo janar nëpër vende të ndryshme, apo gjatë janarit kur është shfaqur për herë të parë Covid-19 në Itali, nuk kanë udhëtuar njerëz nga Itali në Shqipëri përpara se të shfaqeshe pacienti zero?!

11 mijë raste në javë raportoheshin më probleme respiratore asokohe, por nuk bëheshin tamponët për të parë nëse kishim raste me Covid.

Mos vallë dhe atëherë ka patur Covid-19 dhe ka qenë masive, pasi viroza stinore që është përhapur ka qenë shumë e madhe!?

Silva Bino deklaronte në një dalje në studion e ?Open? në fillim të muajit mars se ?Koronavirusi? nuk është virusi më i rrezikshëm.

? Në Shqipëri ne kemi viruse të tjerë agresiv të cilët qarkullojnë. Si prsh, virusi i ?Ethes hemorragjike Krime Kongo?, virusi ?Hantan?, apo ?Bruceloza? që janë agjent të kategorisë së tretë.?

Nese “gripi sezonal” qenka më i rrezikshëm se koronavirusi, pse tani karantinë dhe në janar-shkurt jo?!

Nëse nuk kishim testime, sa të sigurt jemi që Covid-19 nuk ka qenë prezent mes 11 mijë rasteve që muajin janar-shkurt!?

Apo mos vallë qeveria bashkë me ministrinë e ISHP-në e dinin që ai ishte Korona, por në atë kohë Rama nuk donte karantinën ndaj duhej fshehur e verteta!!?

Dhe virusi mori emrin e vet vetëm kur Ramës i ?lezetoi? karantinimi i gjithë shqiptarëve se kuptoi që me shtetrrethimin dhe gjendjen e jashtzakonshme mund të punonte më i qetë në sektorin e tenderimeve dhe PPP-ve?!

Dhe nëse shifrat e janar- shkurtit janë dukshëm më agresive, pse tani vazhdon karantina, kur ose ai grip ishtë më i egër se Corona ose piku i epidemisë-Corona tashmë paskesh kaluar???

Binaj deklaron me përgjegjësi personale dhe profesionale që Corona nuk ka shkelur në Shqipëri deri në mars. Por a bind Binaj!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga