web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

47 viktima nga Covid-19 në Greqi/ Mjeku nga Athina: Masat janë më tolerante se në Shqipëri

31 Mars 2020, 14:02, Lifestyle CNA

Mjeku anestezist shqiptar në Athinë, Vasil Llajo thotë se në shtetin grek deri tani janë shënuar 47 viktima për shkak të koronavirusit.

Sipas Llajos, ka një rënie të numrit të të infektuarve pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 56 raste nga 100 që ka qenë më parë.

?Numri i të prekurve në Greqi është në renie. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 56 raste të reja ndërkohë që ditë më parë ka pasur deri në 100 raste te reja.
Ligjet dhe masat e marra nga qeveria në Greqi janë më tolerante se në Shqipëri?, u shpreh mjeku në një lidhje me Skype ne Top Talk.

Sipas tij koronavrusi cilësohet si një virus tinzar që ka shumë anë të panjohura.

Ai theksoi se politika e kryerjes së testeve për koronavirusin është njësoj si në Shqipëri, Kosovë apo Greqi./CNA.al





Lajmet e fundit nga