Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një javë më parë telefoni në orën 3 të mëngjesit do më zgjonte. Nuk kisha më shumë se një orë që flija. Telefonatë nga Tirana, ?punët këtej si ke mirë, babai ndroi jetë?. Shoh telefonin mamaja kishte telefonuar disa herë. E marr menjëherë Emili, im atë pas 5 vite vuajtjesh nga veshkat kishte fjetur përjetësisht me Zotin.
Lotë, dhimbje, situatë e nderë.
Më pas një kafe një gotë raki përpara dhe mbledh disi veten. FIllojnë telefonatat, në Korçë, duhej makina e varrimit, varri etj etj gjëra që ka vakia. Për mua ishte hera e parë, por me ndihmën e të afërmve dhe miqve e zgjidha për gati 3 orë.
Disa telefonata të shpehsta me mamanë, për orën si do vepronim etj. Vendosiëm asnjë ceremoni, situate ishte e rënde. Ajo qante babain e vetme në një dhomë spitali, ndërsa makina ishte nisur nga Korça.
Në orën 7, çoj të afërm tek varezat, porositen të gjitha gjerat e tjera, duhej hapur varri i familjes duheshin kurorat, babain po e përcillnim pa homazhe por me çdo kush do e çonin në Kishë, pasi ai varin dhe Kishën i kishte lënë amanet, si dhe faktin që shokët e miqtë në varimin e tij të pinin nga një gotë raki e mos derdhnin lot. Këtë të fundit do e bëjmë sapo Shqipëria e bota të pastrohen nga kolera e Corona-19. Shumë miq e mbajtën edhe këtë amanet.
Dhimbja, nuk ndalet, babai për 9 orë pasi ndron jetë, bashkohet me prindrit Nikollaqin dhe FIllaretin, vëllain Kliton, gjyshin Llukën dhe xhxhain e tij Zain, në varrin e familjes.
Mami, motra Veta, nipi i tij Iliri dhe vetëm disa shokë, njerëzit numërohen me gishtat e e dorës. E çfarë pengu mund të kesh më të madh në jetë kur nuk shkon dot ti hedhësh një lopatë dhe babait dhe ti bësh nderet e fundit ashtu siç i takojnë?
Por, Zoti kështu e kishte zgjedhur, ai iku shpejt pa bezdisur njeri, siç ishte, mik dhe shok e i përkushtuar me të gjithë.
Më tej skam çtë shkruaj për një dhimbje që vetëm kush e ka provuar ja di cfilitjen. Nëna imë tani do ishte vetë, një tjetër plagë edhe më e madhe.
Zoti na jep forcë
Por jo ço gjë mbyllet me dhimbje. 22 marsi dita e ndarjes nga jeta të babait tim për Kishën Orthodhokse, ishte e Diela e Faljes së Kryqit, po në këtë ditë besimtarët bektashinj festonin edhe Sulltan Nevruzin, Emili i festonte këto me miq e me shokë, dhe zgjodhi Zoti ta marrë në një ditë të shënuar.
Bie në gjunjë, ske asnjë forcë, fillon lodhja, mpirja, humbet çdo gjë, ekziston, je, por diku tjetër jo aty ku po jeton. Por gjithçka rikthehet me forcë dhe shpejt. Emilja vajza ime festonte 14 vjetorin 48 ore më pas. Që të hënën pas mesnate dhe deri të martën në mbremje ajo nuk ndalej. A mund ta ndalja fetstën e një fëmije? Kurrë, babai im do
ishte mërzitur pa masë në rast se unë do ndalja festën e vajzës. Edhe pse i brengosur dhe i përlotur e shmangia gjithçka nga fëmijët por festën e Emit nuk e ndala. Emilja mbante emrin e babit, ajo duhet të festonte, shoqe pranë nuk kishte, por tani teknologjia të ofron shumë. Dhuratat do i kishte si gjithmonë edhe një drekë simbolike në familjë me një shendet për atë dhe një kujtim për gjyshi emilin që ishte larguar 48 orë më parë. Zoti sillte gëzim në familje dhe mamaja ime që derdh lot përtej telefonit dhe motra që nuk nger zë, por gjithçka e vret përbrenda.
Por ditët ikin, mungesa është më e madhe. Zgjedh të publikoj foto të babit me shokë, miq, nipër e mbesa, gëzime familjarë e takime të gëzuara. Ashtu do mbahet mend babai im, por tek njerzit shikoj frikë dhe panik nga Coronavirusi, megjithse me qindra e mijëra reagojnë, shkruajnë një fjalë dergojnë një mesazh, derdhin lotë, video telefonata dhe kujtime të bukura nga miq e shokë.
Dhe vjen e diela tjetër kalon një java. Data 29 mars, sipas numërimit të ditëve sot dhe nesër babai bën 9 ditë, e në një kohë tjetër shtëpia do ishte hapur miq, shokë, familjarë do vinin për një kafe, por sërish shtëpia do qëndrojë mbyllur dhe mamaja ime e vetme që loton aty.
Përballë sa larg 2 mijë km larg ndodhet Ejoni, nipi i saj dhe i gjyshi Emilit. E thoshte hapur të gjithmonë ?niprit njësoj i dua por këtë pak më shumë se është më i vogli dhe trashëgimtari im?.
Shumë e ngacmoja, por kur debatonim më thoshte: Tani kam djalin unë sme duhesh hiç ti, ai më çlodh dhe më shëron mua.
Sot Ejoni ka ditëlindjen ai bën 7 vjeç, për herë të parë pa gjyshin e tij, për të cilin thotë se e mbron nga lart, ai se kupton dhe nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk mund ti thoja e shpjegoja asgjë, vetëm Emit ja thashë me gjysëm zëri atë ditë, ajo u përlot por si një adoleshente edhe më e rritur dhe reagimin e ka më të qetë.
As festën e vogël familjare për ditëlindjen e EJonit nuk mund ta ndal, do gaboja po të bëja atë veprim. Dhimbjen dhe pengun në shpirt nuk e heq dot kurrë një peng tjetër. Por vetëm dëshira për të gëzuar fëmijët dhe kujtuar sa më shumë ditët e bukura që babai ka kaluar i gëzuar dhe si do gëzonte dhe ai, si do dilte me shoket në lokalet e Korçës duke qerasur shokët që ta uronin për ditëlindjen e Nipit. Kështu ka bërë për vite me rradhë, këtë herë po uron gëzuar nga lart.
Ja kështu është një javë, në një familje ku gjyshi, babai është larguar nga kjo jetë. Ku nipi e mbesa festojnë ditëlindjet në mes të dhimbjes. Ku mijëra mesazhe vijnë e nuk ndalen. Kur lotët derdhen jo vetëm si respekt ndaj prindit të larguar nga kjo jetë, por edhe si mirnjohje ndaj kujtdo që i ndenji babit pranë, ndaj të gjithëve që i donte e respektonte, ndaj shoqërisë, familjarëve apo mjekëve dhe infermirëve që i shërbyen me aq përkushtim.
Tani po rikthehem tek ditëlindja e Ejonit. Të gjithë miqtë, këdo që njoh i uroj të kënë të gjithë të mirat e Perëndisë në familjet e tyre. E gëzimi të mposhtë çdo dhimbje.
ANTE nuk bëhemi dot, por në këmbë do ringrihemi për të ?luftuar? me jetën sërish.
Elvi FUNDO
E pabesueshme….. Lexoni komentet dhe blogjet shqiptare në kë...
Kjo dramë që ka pllakosur, pra covid19, tregoi dobësinë e të...
Dërgimi i ekipit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në It...
Sot ka një konsensus global se gjëja më e lehtë është të mëz...
*Ermal MulosmaniNë portalin Gazeta Shqip, një botim i Top Me...
I rritur në luksin e pushtetit të diktaturës, një mësues i r...
Kur ra tërmeti, kishte ca që bënin profetin dhe thoshin : ke...
Ambasada amerikane më kërkoi 8 vite më parë të mos mbaja asn...
Nga Prof. Dr. Isuf KaloKoronavirusi po vret edhe tek ne. Mas...
Një 61 vjeçar i prekur rëndë nga koronavirusi u shpall i vde...
Nga Dr. Ermal XhahoKy rekomandim ndihmon Mjekët e Reanimacio...
Jo! Ne nuk jemi vetëm!I gjithë Planeti po dridhet. Nga ankth...
Publikimi nga Edi Rama i një videoje protestash në Algjeri, ...
Në fakt nuk po jetojmë bashkë me Virusin e Vdekjes por ndara...
Nga Tanush ÇaushiNe investojmë që në fëmijëri në arsim. Ne i...
Videoja e vajzës së prekur nga koronavirusi u dashka ndjekur...
Nga Andi BushatiOpozita dhe mediat kanë denoncuar sot një ma...
Nga Roland QafokuKa një sjellje ndryshetë publikut ndaj medi...
Nga Luan Rama * Edhe pse mendohej që shpejt a vonë koronavir...
Nga Ilir LevonjaAty pak më parë po ndiqja paralel lajmet mbi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...