Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Sot ka një konsensus global se gjëja më e lehtë është të mëzitesh dhe stresohesh në kushtet e karantinës, por ti duhet të vetëpërmbahesh shumë që pastaj të kesh mundësi ta përballosh me sukses këtë luftë.
Ti mund ta kesh problem të durosh për një kohë të gjatë njerëzit e tu nëpër këmbë, i mbyllur në të njëjtën shtëpi, por duhet të vetëpërmbahesh, sepse është më keq po të mos kesh mundësi t?i përcjellësh ata, as në varreza, nëse do të sëmuren.
Ti mund ta kesh të vështirë të durosh izolimin, se je mësuar të kesh party cdo të premte për të shfryrë lodhjen e javës, por duhet të vetëpërmbahesh, kur lexon që janë prekur nga koronavirusi edhe kryeministri britanik bashkë me Princin e Kurorës së Anglisë.
Ti me siguri që mezi pret të dalësh nga shtëpia, qoftë edhe për të bërë një punë të rëndomtë krahu, por duhet të vetëpërmbahesh, kur merr vesh se janë mbyllur brenda si ti edhe pasanikët më të mëdhenj të planetit. Duke filluar nga Bill Gates në Amerikë, e duke përfunduar tek ?oligarku? i fshatit apo i lagjes tënde.
Ti mund ta kesh të pamundur të mos ekspozosh veshjet e reja apo modelin e fundit të flokëve, por duhet të vetëpërmbahesh, kur informohesh se ka plot që arrijnë ta përmbushin këtë mision edhe në kushtet e rënda të vetëizolimit. Mjafton që të qash me zë të lartë nga shtëpia dhe të ankohesh per ankthin në televizion.
Ti mund ta kesh tmerrësisht të rëndë të mos jesh në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, por duhet të vetëpërmbahesh dhe të shpikësh mënyra të reja për të arritur të njëjtin rezultat në kushte të ndryshme. Si fillim duhet ta provosh të flasësh në skype me një bibliotekë të pasur me libra në sfond.
Ti mund të trimërohesh vërtetë kur dëgjon lajme se ky është thjesht një grip i zakonshëm dhe po ekzagjerohet qëllimisht, por duhet të vetëpërmbahesh kur mëson se pikërisht atë janë duke e vuajtur sot më shumë se të tjerët Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia, Spanja e kështu me radhë.
Ti mund të xhindosesh fare, kur shikon se nuk po të plotësohen të gjitha kërkesat e tua me shkrim ose me gojë, por duhet të vetëpërmbahesh po të mendosh se mund të rezultojë që ia ke futur komplet kot, ashtu siç ka ndodhur në jo pak raste edhe në kohë paqeje.
Ti mund të rebelohesh pafund me zgjatjen pa afat të orëve te karantinës, por duhet të vetëpërmbahesh po të mendosh se ata që duhet ta shqetësohen realisht (mjekët, infermierët, policët, etj), janë të detyruar të rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre, vetëm që ti të mos infektohesh. Dhe ç?është më e rëndësishmja, janë duke e bëjnë këtë sakrificë pa u ankuar asnjëherë.
Me sa duket, kjo është një luftë që mbi të gjitha kërkon vetëpërmbajtje. Madje edhe në rastin, kur lexon apo sheh që të njëjtët sherrxhinj të pandreqshëm në kohë paqeje, nuk kanë mësuar asgjë prej saj. Për të mos thënë që janë bërë më agresivë, se sa kanë qenë dikur, domethënë atëherë kur nuk e ruanin lëkurën e vet, duke qëndruar brenda si gjithë të tjerët.
Por ti duhet të vetëpërmbahesh edhe ndaj tërbimit të tyre. Thjesht duke i konsideruar njësoj si ata pijanecët, që e kanë rakinë me sherr, të cilët sa më shumë gota të rrëkëllejnë, aq më shumë zihen me dynjanë.
Ndaj edhe mos prit ndryshim prej tyre. Ata thjesht duhen mëshiruar në këtë kohë pandemie. Me ngushëllimin e madh se sot mund të dëmtojnë më pak se në kohëra të tjera, jo thjesht se janë më të izoluar, por më shumë, ngaqë njerëzit e kanë më të lehtë t?i identifikojnë.
Si çdo luftë tjetër botërore, edhe kjo me COVID 19 do të ketë viktima. Lusim Zotin të jenë sa më pak, por është e sigurt se, kur ajo të mbarojë, jo të gjithë ata që do ta humbin luftën, do të numërohen në buletinët e vdekjes së atyre, që koronavirusi do t?i marrë me vete duke i gjetur në shtrat.
*Ermal MulosmaniNë portalin Gazeta Shqip, një botim i Top Me...
I rritur në luksin e pushtetit të diktaturës, një mësues i r...
Kur ra tërmeti, kishte ca që bënin profetin dhe thoshin : ke...
Ambasada amerikane më kërkoi 8 vite më parë të mos mbaja asn...
Nga Prof. Dr. Isuf KaloKoronavirusi po vret edhe tek ne. Mas...
Një 61 vjeçar i prekur rëndë nga koronavirusi u shpall i vde...
Nga Dr. Ermal XhahoKy rekomandim ndihmon Mjekët e Reanimacio...
Jo! Ne nuk jemi vetëm!I gjithë Planeti po dridhet. Nga ankth...
Publikimi nga Edi Rama i një videoje protestash në Algjeri, ...
Në fakt nuk po jetojmë bashkë me Virusin e Vdekjes por ndara...
Nga Tanush ÇaushiNe investojmë që në fëmijëri në arsim. Ne i...
Videoja e vajzës së prekur nga koronavirusi u dashka ndjekur...
Nga Andi BushatiOpozita dhe mediat kanë denoncuar sot një ma...
Nga Roland QafokuKa një sjellje ndryshetë publikut ndaj medi...
Nga Luan Rama * Edhe pse mendohej që shpejt a vonë koronavir...
Nga Ilir LevonjaAty pak më parë po ndiqja paralel lajmet mbi...
Nga Ylli PataLajmet nga Italia, ku disa specialistë thonë se...
Edhe ti mund të vetëizolohesh pa shkuar në spital…Tërmeti i ...
Nuk ka nevoje per panik.Bota nuk do permbyset. Por ne u perm...
Nga Altin KaralliKryeministri ynë është përpjekur në këto di...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...