Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Prof. Dr. Isuf Kalo
Koronavirusi po vret edhe tek ne. Masat e duhura për të bllokuar, ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë, specialistët infeksionit dhe mediat. Ato duhen konsideruar imperative dhe jetësore.
Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta sidomos në moshat e reja dhe tek qytetarë pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë. Mundësit e përfundimit fatal të sëmundjes janë tek cilido. Është ngushëllues fakti që gjashtë të sëmurë rëndë nga koronavirusi të shtruar në spitalin tonë infektiv mundën të shërohen. Kjo fal kujdesit me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirëpo ndërkohë pesë të tjerë prej tyre humbën jetën me gjithë përpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor.
Mesazhi është i qartë: Secili prej nesh që të jetë i sigurt për jetën duhet t?i shpëtojw prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër siguri.
Ndërkohë zhvillimet e pandemisë kanë evidentuar se humbjet e jetëve njerëzore, që ai shkakton janë shumë më të shpeshta tek personat e moshuar që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike të mushkërive, ast?hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune, depresioni mendor etj.
Si shkak për këtë besohet imuniteti paraprakisht i dëmtuar i tyre, nga ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo të shëndetshëm të jetës, çka dobësojnë reagimin e organizmit ndaj virusit.
Ndërkohë në kushtet e vetë-izolimit në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillë mund që bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe komunikimit me mjekët që deri atëherë i kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave të gjendjes shëndetësore si rritje e shifrave të tensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit, shtimi i duhanpirjes, pasiguri çrregullime të oreksit, vështirësi për respektimin e higjienës trupore, etj..
Vetvetiu pacientëve të tillë u lindin pyetje lidhur me mënyrën e zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja. Për fat të keq ata përgjithësisht nuk janë edukuar dhe aftësuar për të vetë-menanxhuar sëmundjen e tyre kronike në kushtet e shtëpisë. Kultura shëndetësore qytetarëve tanë është e ulët. Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka anashkaluar këtë nevojë. Tani pacientëve të ngujuar u duhet një mendje që t?i udhëzojë. Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online.
Vet sistemet shëndetësore përgjithësisht nuk e kanë patur prioritet kujdesin ndaj të sëmurëve në shtëpi. Tempulli i lavdisë e krenarisë së tyre kanë qenë e janë spitalet dhe qendrat shëndetësore ambulatore të pajisur me profesionistë me barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshme për përballjet e tyre me sëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen ambulatorisht. Por jo për sëmundjet kronike, të cilat nuk shërohen dot plotësisht. në spital. Ato, pacientët edhe pas daljes nga spitalet i marrin në shtëpi me vete gjatë gjithë jetës së tyre të pashëruara përfundimisht.
Në fakt ?Home care? dhe? Self care? janë pista potenciale të cilat po të shfrytëzohen seriozisht në mënyrë të mirë organizuar, munden ta lehtësojnë ndjeshëm barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve të sëmurë dhe të familjareve të tyre.
Shtëpia, veç të tjerash është padyshim edhe qendër gjigante shëndetësore me potenciale të mëdha burimesh njerëzore. Në jetën e përditshme në të kryen një numër pafund procedurash në dobi të ruajtjes e të mirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve ashtu dhe në ndihmë të pjesëtarëve të sëmurë të familjes. Me goditjen që pësuan sistemet shëndetësore nga Covid -19 po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftushmërisë të stafit profesional dhe të ambienteve spitalore. Asnjëherë sa tani nuk e kanë ndjerë nevojën që të ndihmohen në partnership nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi i vetë-mjekimit i pacientëve me sëmundje kronike në shtëpi është një opsion për t?u konsideruar me përparësi
Shembulli se si tek ne një numër i pacientëve me diabet e vetë-menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetë-adaptojnë me sukses sëmundjen në kushtet e shtëpisë vlen për t?u shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe ndaj të sëmurëve të tjerë kronikë.
Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohet ndaj sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetë-izoluar me shpresë që t?i ndihmojë sadopak ata që do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen më lehtë, dhe me minimum legalitet.
Ministra e Shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime të hollësishme specifike i hartuar posaçërisht nga specialistet respektiv për qytetarë të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga koronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës çka do ju rivendos për të sëmurë të tillë urat e kontaktit përkohësisht të vështirësuar ose të ndërprera me ta.
Fuqizimi i një praktike të tillë mund t?i shërbejë këtij kontingjenti si dritare mundësie suplementare për të vetë-adaptuar mjekimin, për t?ju forcuar imunitetin dhe minimizuar humbjet e jetës së tyre të kërcënuara frikshëm nga kjo pandemi.
Së bashku; qytetarë, pacientë dhe mjekë do jemi më të fortë.
Një 61 vjeçar i prekur rëndë nga koronavirusi u shpall i vde...
Nga Dr. Ermal XhahoKy rekomandim ndihmon Mjekët e Reanimacio...
Jo! Ne nuk jemi vetëm!I gjithë Planeti po dridhet. Nga ankth...
Publikimi nga Edi Rama i një videoje protestash në Algjeri, ...
Në fakt nuk po jetojmë bashkë me Virusin e Vdekjes por ndara...
Nga Tanush ÇaushiNe investojmë që në fëmijëri në arsim. Ne i...
Videoja e vajzës së prekur nga koronavirusi u dashka ndjekur...
Nga Andi BushatiOpozita dhe mediat kanë denoncuar sot një ma...
Nga Roland QafokuKa një sjellje ndryshetë publikut ndaj medi...
Nga Luan Rama * Edhe pse mendohej që shpejt a vonë koronavir...
Nga Ilir LevonjaAty pak më parë po ndiqja paralel lajmet mbi...
Nga Ylli PataLajmet nga Italia, ku disa specialistë thonë se...
Edhe ti mund të vetëizolohesh pa shkuar në spital…Tërmeti i ...
Nuk ka nevoje per panik.Bota nuk do permbyset. Por ne u perm...
Nga Altin KaralliKryeministri ynë është përpjekur në këto di...
Lajm i mirë, mbyllja nga koronavirusi e ka bërë botën më të ...
Nga Mentor Kikia Beteja më e vështirë e qeverisë dhe shtetit...
Qeveria Kurti- Mustafa po shkon drejt rrëzimit, pasi LDK nuk...
Edi Rama, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, po përpiq...
Meqë tani qenkemi në luftë, dikush mendon se duhet patjetër ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...