web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmohet vendimi/ BE mbyll kufijtë për 30 ditë nga koronavirusi

17 Mars 2020, 21:46, Kosova & Bota CNA

Liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur të mbyllin kufijtë për 30 ditë për shkak të koronavirusit.

Mësohet se ata kanë rënë dakord me propozimin e Komisionit Evropian dhe kanë ndaluar udhëtimet në zonën e Shengenit të BE-së.

Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i deklaroi se të gjithë krerët e shteteve dhe qeveritë e BE-së kanë qenë pro këtij vendimi.

Gjatë një video-konference ai konfirmoi se kanë miratuar udhëzimet e propozuara nga Komisioni për Menaxhimin e Kufijve.

“Për të kufizuar më tej përhapjen e virusit, ne kemi rënë dakord të forcojmë kufijtë e jashtëm duke zbatuar një kufizim të koordinuar të përkohshëm të hyrjeve jo emergjente për 30 ditë”, theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga