web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

387 të infektuar nga koronavirusi në Greqi/ Shërohen 14 persona

17 Mars 2020, 17:00, Kosova & Bota CNA

Numri i të infektuarve nga koronavirusi po vjen duke u rritur në Greqi.

Profesori i sëmundjes infektive Sotiris Tsiodras në një konferencë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë deklaroi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 35 raste të reja.

Tsiodras njoftoi gjithashtu se 14 qytetarë të infektuar kanë dalë nga spitali pasi janë shëruar.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 387, ndërsa 5 pacientë kanë ndërruar jetë. Mosha mesatare e viktimave është 68 vjec./ CNA.al





Lajmet e fundit nga