web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Macron mbyll dyert e Francës nga koronavirusi/ Nga e mërkura izolim për 45 ditë

16 Mars 2020, 14:53, Kosova & Bota CNA

Edhe Franca ka marrë masa drastike dhe do të izolohet ashtu sikurse Shqipëria, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Mediat vendase raportojnë se të mërkurën do të ketë një izolim total të gjithë Francës për 45 ditë dhe nuk do të mund të lëvizë askush përveç atyre që janë të pajisur me një dokumentacion nga shteti.

Presidenti francez Emmanuel Macron raporton se të gjithë qytetarët kanë 48 orë kohë që të marrin gjithçka që i duhet.

Gjithashtu mësohet se Ministria e Brendshme dhe ushtria janë duke u përgatitur dhe do të jepen leje për të lëvizur vetëm për mjekët, policët dhe për ata që kanë një punë të nevojshme për qytetarët e mbyllur në banesa./ CNA.al





Lajmet e fundit nga