Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prej disa ditësh, ose më mirë le të themi prej disa muajsh, finalizuar dy ditë më parë, presidenti Ilir Meta dhe opozita kanë ngritur pritshmëritë për shpërndarjen e parlamentit. Se ai mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës.
Në fakt mazhoranca duket e qetë. Shumica e socialistëve dhe opozita informale në parlament, e kanë kundërshtuar. Të gjithë debatojnë, por debati ka ngelur gjithmonë në kuadrin e debatit politik.
Por, le të hapim Kushtetutën, meqënëse as analistët tanë të nderuar dhe askush nuk na e lexon. Tek neni 96, në pikën 4, thuhet qartë kur presidenti mund të shpërndajë parlamentin. ?Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kryeministrin e ri, presidenti Republikës shpërndan parlamentin?-thuhet në pikën 4 të nenti 96. Ka edhe një detaj tjetër. Në qoftë se kryeministri i emëruar nuk miratohet nga parlamenti, presidenti emëron një kryeministër të ri brenda 10 ditëve. Dhe në qoftë se kryeministri i emëruar nuk miratohet brenda 10 ditëve, Kuvendi zgjedh një kryeministër tjetër dhe në këtë rast presidenti emëron kryeministrin e ri.
Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kryeministrin e ri. Pra, pasi janë ezauruar tre hapat e mësipërme, presidenti i Republikës shpërndan parlamentin. Kjo është e shkruar, e zeza mbi të bardhë.
Ndërsa po të shikojmë një pikë tjetër, e cila është neni 92, tregon qartë se kush janë kompetencat e Presidentit të Republikës, që fillojnë nga mesazhet në Kuvend dhe mbyllet me mendime dhe të dhëna që kërkon nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrën e tyre.
Ka disa pika, për dhënie shtetësie, ushtrimin e faljes, dekorata nderi, grada, pranon letra kredenciale, lidh marrëveshje ndërkombëtare, emëron disa drejtues shteti, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin dhe pushtetin vendor.
Pra, ata që flasin për Kushtetutën, filluar nga presidenti Ilir Meta i pari, duke shkuar tek juristët e opozitës, tek ata qesharakët sepse opozita ka edhe disa juristë seriozë, por që heshtin kur flitet kjo marrëzi, deri tek karagjozët e shumicës, të cilët debatojnë thjeshtë dhe vetëm politikisht dhe asnjëri nuk del me Kushtetutë në dorë.
Atë librin e kuq që Ilir Meta e puth lart e poshtë nëpër studiot televizive, apo në Bulevard. Meta mund ta hapë dhe të lezojë nenin 92 dhe nenin 96, apo edhe të gjitha nenet e tjera që përmban kjo Kushtetutë dhe të na thotë publikisht se cili është neni që i jep atij kompetencën të shpërndajë parlamentin.
Në asnjë fjalë, në asnjë fjali, në asnjë rrjesht të Kushtetutës, nuk thuhet se Presidenti ka kompetencë të shpërndajë parlamentin. Shqipëria nuk është Republikë Presidenciale. Shqipëria është një Republikë parlamentare.
Pavarësisht se mazhoranca socialiste i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, kjo edhe për faktin se vetë opozita e Lulzim Bashës dhe Republika e re i dhanë atij në tavolinë një mazhorancë kushtetuese, të cilën nuk ia dhanë shqiptarët apo është po opozita që kërkoi gjatë Reformës në Drejtësi që ndryshimet në institucione të bëheshin me shumicë kushtetuese, ç?ka ishte një garanci për opozitën. Kjo e fundit braktisi parlamentin dhe ia la të gjitha në dorë Edi Ramës.
Më tej, mund të themi se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, pa bërë konstitucionalistin, por duke e lexuar atë nen për nen, nuk i jep asnjë kompetencë Presidentit. Dhe Shqipëria si Republikë Parlamentare, mund ta shkarkojë presidentin për disa arsye, të cilat më pas duhen çuar në Gjykatë Kushtetuese, e cila aktualisht mungon. Prandaj dhe Ilir Meta sot është në betejë. Është në betejë nga frika e tij se Gjykata Kushtetuese e kapur nga mazhoranca, mund ta shkarkojë atë pas një një vendimi të parlamentit për ta shkarkuar nga detyra.
Prandaj ato që thamë më lart dhe po sjellim më poshtë nenet e nënvizuara dhe të nxjerra nga Kushtetuta e Shqipërisë, të cilat tregojnë se kush janë kompentencat e Presidentit.
Ato teoritë politike me sovranitet, se merr 10 mijë vetë në shesh e pastaj shpërndan parlamentin, e kështu e ndez debatin politik, nuk është se zgjidhin gjë, për shkak se kjo do të krijonte një preçedentë tjetër të keq për vendin. Gjë që do të çonte në të njëjtën situatë si me zgjedhjet lokale, ku ndërkombëtarët ndërhynë dhe e ndalën. Pra, pranuan që të ketë edhe zgjedhje monopartiake në më shumë se 60% të vendit.
Sepse nesër mund të vijë një president tjetër. Ikën Ilir Meta dhe vjen Edi Rama dhe shpërndan parlamentin e demokratëve. Ikën Edi Rama dhe vjen një president tjetër i PD-së dhe shpërndan parlamentin e socialistëve, i cili në fakt është zgjedhur nga populli, pavarësisht problematikave dhe raporteve zgjedhore të mbajtura nga palët.
Prandaj Kushtetuta është e përcaktuar qartë dhe me marëveshjen e 2008-ës, ka qënë Berisha dhe Rama që e kanë zgjidhur këtë çështje.
Sot është Ilir Meta i cili kërkon të ushtrojë presion duke thënë se ai mund të shpërndajë parlamentin. Asnjëherë, në asnjë rast, Ilir Meta, pra Presidenti i Republikës, nuk ka kompetencë ta shpërndajë parlamentin. Në qoftë se ai ?çmendet? këtë mund ta bëjë, në qoftë se dikush tjetër i hedh benzinë zjarrit dhe do të djegë Shqipërinë dhe të krijojë një situatë tensioni në këto momente kur Shqipërisë mund t?i çelen negociatat me BE-në, është diçka tjetër.
Por, me Kushtetutë, Presidenti nuk ka asnjë kompetencë të shpërndajë parlamentin. Kjo është e shkruar, e zeza mbi të bardhë dhe nuk e mohon askush.
Le të dalë dikush dhe të nxjerrë nenin dhe pikën ku thuhet se Presidenti mund të shpërndajë parlamentin. Askund në Kushtetutë nuk gjendet.
Tani tezat me shpërndarje, me dy javë afat, e të tjera si këto, janë si ato lojërat që Ilir Meta bënte kur u kap me bllok në dorë dhe sa herë ka pasur hall, siç ishte në vitin 2008 kur janë bërë ndryshimet Kushtetuese.
Ndoshta duhet të presim dhe pak për të parë se deri ku do të shkojë ?marrëzia? e Presidentit tonë. Pasi Kushtetuta nuk e lejon dhe nuk i jep kompetencë të shpërndajë parlamentin dhe ai publikisht ka premtuar se do të shkojë të bëjë këtë në mes të parlamentit pas datës 15 mars./ CNA.al
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Avokati Spartak Ngjela thotë se ka ardhur koha që SPAK të fi...
Ish deputetja e PS, Arta Dade ka kritikuar ashpër Partinë So...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të rapo...
Presidenti Ilir Meta ka falenderuar studenten e Fakultetit t...
Deri në këto momente vendi ynë po ndikohet nga kushte të paq...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave ...
Prej më shumë se dy javësh, CNA.al vijon të publikojë një së...
Deputetja dhe anëtarja e Këshillit Politik për Reformën Zgje...
Studiuesi dhe analisti Redi Shehu, është shprehur kritik nda...
Gazetari Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokr...
Inxhinieri Arben Meçe duke u bazuar dhe në reagimin e ambasa...
Deputetja Rudina Hajdari, kërkoi ditën e djeshme në Parlamen...
Ish presidenti, Bujar Nishani, ka komentuar deklaratën e Kre...
Moderatori, Alban Dudushi, është duke bërë mbrëmjen e sotme ...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, i ...
Analisti, Mustafa Nano, nuk i kurseu aspak kritikat për opoz...
Ish presidenti, Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Tempora...
Analisti Mustafa Nano ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ...
Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për deklarat...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...