web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla ironizon Metën/ Unë nuk flas për "BesëLiken", parlamentit i vjen anash

4 Mars 2020, 10:17, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe në lidhje me qëndrimet e presidentit Meta, si dhe dekretin me të cilin ktheu në Kuvend pr.ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Balla ka ironizuar presidentin Meta, ndërsa theksoi se ?Unë nuk flas për ?BesëLike?, në asnjë moment. Unë flas për proçedurë parlamentare. Ne kemi mbështetur një projektligj që është i bazuar tërësisht në opinionin e Komisionit të Venecias?.

Po ashtu, ai tha se Shqipëria është një republikë Parlamentare dhe si e tillë mund ta shkarkojë Parlamenti Presidentin, por e kundërta jo.

?Republika e Shqipërisë është e pastër parlamentare, e kulluar parlamentare dhe presidenti i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi i Shqipërisë e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës për të pasur këtë lloj qasje me Kuvendin. Kuvendi e shkarkon Presidentin dhe procesi certifikohet nga GJK. Presidenti i vjen anash Parlamentit për ta shkarkuar dhe shpërndarë. Është një person në hetim për shkeljet e njëpasnjëshme kushtetuese?,- tha Balla.





Lajmet e fundit nga