Menduat se erdhi pranvera?/ Mos i hiqni xhupat, ja sa do jenë sot temperaturat
Deri në këto momente vendi ynë po ndikohet nga kushte të paq...
Presidenti Ilir Meta ka falenderuar studenten e Fakultetit të Drejtësisë, Oneda Skënderi e cil ambajti fjalën e saj në manifestimin e thirrur nga presidenti.
Oneda Skënderi ishte studentja për Drejtësi që mori jo pak vëmendje nga manifestimi i djeshëm i presidentit Meta.
Mediat shkruajtën për të duke e cilësuar si studentja bukuroshe krahas Presidentit.
Meta thekson se e ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë, studentët dhe të sapodiplomuarit.
Sipas presidentit, zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin për mbrojtjen e Kushtetutës.
?E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.
Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.
Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.
Duke e falenderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetra mijra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit.
Pranvera kuqezi nuk do të ndalet!
në radhë të parë për rininë tonë të mrekullueshme! ?, shkruan Meta teska publikon edhe fjalimin e students Oneda Skënderi.
Fjala e studentes së fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi, në manifestimin në mbrojtje të kushtetutës
Unë jam Oneda Skënderi, studente e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Jam sot këtu si zëri i të gjithë atyre të rinjve e të rejave, të cilët ëndërrojnë për një jetë dinjitoze në Shqipëri, PËR NJË SHQIPËRI SI GJITHË EUROPA!
Në dhjetorin e 2018-s, unë dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë u ngritëm në protestë për një arsim të lartë më cilësor, për më shumë të drejta dhe mundësi, për autonominë universitare, pra në thelb për një Shqipëri më të mirë.
Pavarësisht rezistencës sonë disa mujore të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhët. Protesta u shpërnda nga prodhuesit dhe paketuesit e shquar të premtimeve boshe dhe të demagogjisë.
Sot jam këtu, jo si përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste, që nuk do ta braktisë vendin e vet për shkak të paudhësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.
Faik Konica, do të shkruante dikur në revistën ?Albania?: ?Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa i kaluar kufijtë?.
-Të mos respektosh parimet shtetin e së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë.
-Ta kthesh Shqipërinë në kohën e partisë-shtet është të kalosh kufijtë.
-Ta lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë.
-Të mos lejosh funksionimin më vete dhe të pavarur të tri sistemeve atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor është të kalosh kufijtë.
-T?u mohosh njerëzve të drejtën për t?u shprehur lirisht dhe të intimidosh median e lirë është të kalosh kufijtë.
-Të mos ofrosh shpresë, mundësi të vërteta për familjet shqiptare, për të rinjtë shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin ?ku u ka rënë koka?, është të kalosh kufijtë.
Ndaj për t’i thënë ndal atyre, që shkelin Kushtetutën tonë, të drejtat tona, shpresën tonë, jam këtu bashkë me të gjithë ju, që zëri i sovranit të dëgjohet, dhe do të dëgjohet medoemos!
Të gjithë studentët e Drejtësisë që në vit të parë të studimeve të tyre njihen me parimet e shtetit të së Drejtës dhe me hierarkinë e normave. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është mbi gjithçka e mbi këdo. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e paprekshme!
Nëse do të më pyesnit për të afërmit e mi që janë bashkëmoshatarë me mua, do t?ju thosha se të gjithë ata janë larguar nga vendi; qytetet tona po boshatisen, shkollat po mbeten pa nxënës, njerëzit e kualifikuar dhe profesionistët po ikin dita-ditës, popullsia jonë po plaket. Këto, të dashur bashkëkombës nuk janë fjalët e retorikës boshe, këto janë faktet që dhembin deri në asht, se janë të vërteta.
Mjaft më me papërgjegjshmëri, me kalime kufijsh si pa të keq, mjaft më me pasiguri!
Është e drejta e këtij sovrani të kërkojë siguri ligjore, të kërkojë zbatimin e ligjit dhe barazi para tij, të kërkojë një jetë të dinjitetshme në Atdheun tonë, të cilit sot shpirti i gjallon këtu në këtë shesh!
Zoti e bekoftë Shqipërinë e iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se po, një ditë Shqipëria do të bëhet, do të bëhet si gjithë Europa!?
Deri në këto momente vendi ynë po ndikohet nga kushte të paq...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave ...
Prej më shumë se dy javësh, CNA.al vijon të publikojë një së...
Deputetja dhe anëtarja e Këshillit Politik për Reformën Zgje...
Studiuesi dhe analisti Redi Shehu, është shprehur kritik nda...
Gazetari Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokr...
Inxhinieri Arben Meçe duke u bazuar dhe në reagimin e ambasa...
Deputetja Rudina Hajdari, kërkoi ditën e djeshme në Parlamen...
Ish presidenti, Bujar Nishani, ka komentuar deklaratën e Kre...
Moderatori, Alban Dudushi, është duke bërë mbrëmjen e sotme ...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, i ...
Analisti, Mustafa Nano, nuk i kurseu aspak kritikat për opoz...
Ish presidenti, Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Tempora...
Analisti Mustafa Nano ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ...
Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për deklarat...
Analisti Mustafa Nano, ishte i ftuar në studion e lajmeve n...
Vetëm pak pasi Partia Demokratike ngriti aludimet se në taki...
Partia Socialiste duket se e ka gjetur menjëherë gruan që do...
Kryebashkiaku i komanduar i Durrësit, Zhyljen Varfaj, ka dhë...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga manifestimi i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...