web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Faqekuqi, bukëshkelur"/ Bledi Mane tregon zemërgjerësinë e Henri Çilit ndaj Ervin Salianjit

3 Mars 2020, 14:16, Opinione CNA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1.Furgoni i linjës së Korçës ndaloi te oborri i Fakultetit Ekonomik në juglindje të Tiranës. Pasagjerët e djersitur zbritën me rradhë, i fundit po vonohej.

-Hidhu bre djalkë, mos më vono. Paguaj lekat dhe ik se mbërritmë, i dha urdhër shoferi një djaloshi të gjatë që i ulur në fund të furgonit kqyrte nga dritarja i habitur.

Vapa e shtatorit kokolepsur me aromën e bulmetit e bënte të paqëndrueshëm qëndrimin brenda furgonit por pasagjeri i fundit nuk u besonte syve që kishte ardhur në Tiranën e ëndërruar. Rrëmbeu çantën e madhe ngjyrë hurme, futi brenda saj bukën, djathin, rigonin dhe vezën e zjerë që i kishin mbetur nga udhëtimi, regulloi flokët te pasqyra e automjetit, mori kusurin nga shoferi dhe vazhdoi të ecte drejt qëndrës së qytetit. Pasagjeri i fundit i furgonit të fundit ardhur nga Korça në Tiranë nuk u lodh së pyeturi por e gjeti shpejt adresën e destinacionit final.

I djersitur nga zagushia e stinës por aspak i lodhur, frenoi këmbët përballë godinës gjigande me vetrata blu. E hutuan xhamat e pasqyrtta, djemtë me xhinse të ngushta, vajzat e reja të fryra nga silikoni por mblodhi veten shpejt dhe u paraqit te zyra e pronarit të godinës. Priti në rradhë dhe sapo hyri brenda nxorri nga çanta bashkë me aromën e vezës së zjerë edhe dy dokumenta. Letra e parë ishte një vërtetim nga dega lokale e Partisë Demokratike ndësa shkresa e dytë, një letër suporti nga Komuna e Gorës.

Ia zgjati burrit që qëndronte i ulur përballë dhe iu prezantua:

-Unë jam Ervin Salianji, kryetar i Forumit Rinor Demokrat të fshatit Lozhan.

-Ndërsa unë jam Henri Çili, pronari i Universitetit Evropian të Tiranës…

Henri Çili i gjeti Ervinit berberin ku u qeth falas 5 vitet e para në Tiranë. I bleu rroba dhe kostume të reja te dyqanet e dishezës së Medresesë.

I ofroi falas 3 vite studimi Bachelor për juridik duke i kursyer 6 mijë euro.

Po falas i ofroi edhe 2 vite studime master duke ia falur 5 mijë euro.

Edhe studimet e doktoraturës falas ia ofroi dhe kurseu 5 mijë euro të tjera.

Shtëpi falas në mes të kryeqytetit 7 vjet rresht me 350 mijë lekë në muaj.

E zgjodhi President të Unionit Studentor të Universitetit Evropian.

Ia dha falas kafenenë dhe restorantin në katin e parë të godinës të cilat i menaxhonte vëllai i Salianjit.

Pas studimeve nuk e braktisi por Henri Çili i gjeti punë juristit korçar 4 vjet rresht si Avokati i Qytetit në Bashkinë e Tiranës. Më pas e prezantoi me Lul Bashën dhe n? zgjedhjet e qershorit 2017 i siguroi një vend të sigurtë për deputet në listat e Partisë Demokratike…

3.Arrestimi i Henri Çilit para 5 ditëve ishte kryelajmi në këtë vend. Si gjithmonë mileti në pritje të viktimës u nda përgjysmë. Një pjesë gëzonte prej fatkeqësisë ndërsa pjesa e miqve, kolegëve dhe mjaft qytetarëve të vërtetë u treguan racionalë dhe nuk e braktisën Henri Çilin.

Ndërkohë vetëm njëri, një mysybet që hëngri, fitoi pa meritë e pa lodhje, u fry dhe përlau nga Henri Çili çdo gjë që kërkonte, nuk reagoi e nuk nxorri asnjë fjalë.

Ai djali që zbriti shtatorin e nxehtë të vitit 2008 nga furgoni i Korçës dhe hyri në Tiranë pa trokitur edhe sot vazhdon të mbajë era bylmet. Nëse i afroheni Ervin Salianjit do ta ndjeni menjëherë, mosmirënjohja e tij vazhdon të vijë era vezë e zjerë spërkatur me rigonin e bukshkalësisë.

Ndaj ju prokurorë dhe policë herë tjetër nëse e arrestoni Henri Çilin, burgoseni për dobësi dhe altruizëm të theksuar ndaj “salianjëve” që janë shtuar me shumicë në këtë qytet!





Lajmet e fundit nga