web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“OFL-ja nuk ka prekur asnjë pasuri reale të krimit/ Bardhi: Rama është i pafuqishëm

2 Mars 2020, 12:30, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi thotë se kryeministri Rama është i pafuqishëm për të goditur pasuritë e krimit.

Sipas tij, ?asnjë pasuri reale e krimit nuk është prekur dhe as nuk do të preket nga OFL-ja, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës?.

?Kur bëhet fjalë për të goditur krimin, Edi Rama ka vetëm fjalë dhe propagandë. Krimi ndërton dhe pastron para në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk e prek dot. Krimi merr tendera publikë nga qeveria e Edi Ramës. Krimi ka leje ekskluzive mbi pasuritë natyrore të vendit dhe Edi Rama vazhdon të punojë për ta. Krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës?, shkruan në një postim në rrjetet sociale Bardhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga