web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të varfërit i shihni si nëpër filma”/ Hajdari rrëfen historinë që i preku zemrën

2 Mars 2020, 09:31, Politikë CNA

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka folur nga foltoroja e Kuvendit lidhur me problemin e naftëtarëve të Ballshit të cilët ishin në grevë urie për shkak të pagave ta prapambetura.

Hajdari ka treguar historitë që atë e kanë prekur në zemër, teksa një prej naftëtarëve i ka rrëfyer vështirësitë për të shkolluar fëmijën e tij në Tiranë.

?Ishte nje histori që më goditi në zemër, më tha se kam djalin që studion në Tiranë dhe tha nuk kam as 8 mijë lek të vjetra t?ja dërgoj fëmijës sim. Me lot ne sy më tha se i kam kërkuar borxh për t’ja dërguar fëmijës?, tregoi Hajdari.

Sipas saj qeveria i sheh këta njerëz si njerëz të bezdisshëm, si njerëz dhe histori që ndodhin edhe nëpër filma.

?Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve, kjo sallë i ka bërë këta persona të pasur.
Si ka mundësi që sot në Shqipëri lundrojnë mbi naftë e ata nuk kanë lek të ushqejnë fëmijët e tyre. Ne jemi një vend me pasuri natyrore dhe sot e vetmja gjë që ndodh në Shqipëri është që disa veta janë bërë miliarderë dhe i grabisin njerëzit e varfër.
Ju jeni bërë më të pasur dhe shqiptarët me të varfër. Për të gjitha këto mekate të gjithë do paguani?, u shpreh Hajdari nga foltorja e Kuvendit./CNA.al





Lajmet e fundit nga