Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
* E gjithë filozofia perëndimore, shkroi dikur matematikani dhe filozof britanik Alfred Uajdthed, është ?një seri shënimesh për Platonin?. Filozofi i mençur grek, që e nisi karrierën si një nxënës dhe ithtar i Sokratit, hodhi bazat e 2 mijëvjeçarëve të mendimit filozofik.
?Dialogjet? e tij, përfshirë ?Republikën?, kërkohet që të lexohen nga çdo student i filozofisë, dhe Akademia e tij në Athinë krijoi modelin për universitetet e sotme. Po kush ishte ky njeri? Platoni i Koletit lindi rreth vitit 428 Para Erës Sonë, në kohën e rënies së Epokës së Artë të Athinës.
Ai e njohu Sokratin kur ishte shumë i ri, dhe u bë një ndjekës i flaktë i filozofit provokues të rrugës, që i hutonte njëlloj si politikanët ashtu edhe prostitutat me pyetjet e tij që hynë në histori si ?metoda sokratike?. Platoni ishte rreth 20-vjeç, kur Athina e humbi Luftën e Peloponezit ndaj rivales së saj Spartës.
Pasi nisi të mendonte një karrierë në politikë, Platoni u zhgënjye shumë nga drejtuesit e korruptuar, dhe nga ekzekutimi tragjik i Sokratit, heroit dhe mentorit të tij. Platoni besonte se vetëm ?filozofia e duhur?, mund t?i jepte fund vuajtjeve njerëzore dhe të siguronte drejtësi.
Ndaj Platoni i fokusoi të gjitha energjitë e tij tek edukimi, duke studiuar nën drejtimin e matematikanëve të famshëm si Pitagora dhe duke udhëtuar nëpër Siçili, Itali dhe Egjipt.
Në fillim të të 30-ave, ai u rikthye në Athinë dhe themeloi akademinë e tij.E hapur për burra dhe gra, akademia tërhoqi njerëzit më e aftë nga e gjithë bota greqishtfolëse. Mes tyre Aristotelin.
Platoni nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë. Ai vdiq në fillim të të 80-ave të tij, por jetoi përgjithmonë me prozën e tij tërheqëse, dhe pyetjet që provokonin mendime, të regjistruara në 30 dialogë të gjallë dhe sfidues. Por çfarë trajtohet brenda tyre?
Leximi i çdo njërit prej dialogjeve të Platonit, është si përgjimi i një bisede tërheqëse dhe marramendëse. Ato ndërtohen si drama intelektuale me Sokratin. Në to, Sokrati bën pyetje dhe kërkon përgjigje nga shokët e tij athinas, duke zbuluar paqartësinë e të vërtetave të thjeshta.
Dialogët e hershëm të Platonit i detyrohen shumë Sokratit, që nuk la asnjë shkrim të vetin. Por idetë e Platonit shfaqen në veprat e mëvonshme.
Ashtu si Sokrati, Platoni nuk e lodh lexuesin kokë me filozofinë e tij, por preferon një qasje indirekte, që e detyron lexuesin të nxjerrë përfundimet e veta. ?Në dialogët e tij, Platoni nuk thotë ?Ja ku janë përgjigjet dhe arsyet, pranojini ato për shkak të autoritetin tim?- thotë Eri Braun, profesor i filozofisë në Universitetin e Uashingtonit.
?Platoni do t?i frymëzojë njerëzit të filozofojnë, dhe të mendojnë vetë. Dhe dialogjet e bëjnë këtë. Ato mbyllen me shumë pyetje të hapura. Nuk zgjidhin gjithçka. Unë mendoj se kjo është një nga arsyet, pse Platoni ka pasur kaq shumë lexues ndër shekuj. Ai la për lexuesin shumë detyra, që ai mund t?i kryejë?- thotë ai.
Nëse Platoni ka një doktrinë qendrore, ai është koncepti i ?formave?, ideja që bota që ne e perceptojmë me shqisat tona fizike është plot të meta. Por ekziston ndërkohë një botë e veçantë e formave të përsosura e të përjetshme përtej perceptimit tonë. Këto forma të përsosura, janë ideale abstrakte si bukuria, barazia, mirësia, qenia dhe dija.
Kjo filozofi quhet platonizëm, dhe filozofët që janë marrë me të gjatë mijëvjeçarëve njihen si platonistë. ?Platonizmi është ideja që ka të vërteta, shkaqe ose parime që janë abstrakte, jo të përdorshme për të kuptuar perceptimin, por vetëm për të menduar. Dhe se kur i qasemi atyre, jemi në një pozitë më të mirë për të kuptuar mënyrën se si është bota, dhe në një pozitë më të mirë për të jetuar një jetë të mirë?- nënvizon Braun.
Ndërkohë dialogje të shkëlqyera ka tek ?Simpoziumi? dhe ?Fedo?. ?Simpoziumi? diskuton mbi dashurinë, përfshirë ?dashurinë platonike? (një term që vetë Platoni nuk e përdori asnjëherë), që është shumë më e nuancuar, sesa thjesht një marrëdhënie joseksuale.
Platoni bën dallimin midis Erosit Hyjnor dhe atij Vulgar. Erosi Hyjnor është një dashuri që e tejkalon tërheqjen fizike (Erosin Vulgar), dhe mbërrin tek Bukuria Supreme, që e bën njeriun të mendojë për gjërat shpirtërore. Ndërkohë, ?Fedo? hulumtoi natyrën e shpirtit. Por vepra më e lexuar e Platonit është padyshim ?Republika? .
Aty ai paraqet një numër propozimesh të guximshme, përfshirë pretendimin se qyteti ideal do të sundohej nga një klasë mbretërësish dhe filozofësh të virtytshëm meshkujsh dhe femrash. Një nga pasazhet më të famshme tek ?Republika?, është alegoria e shpellës. Aty, një grup robërish janë të lidhur me zinxhirë brenda një shpellë të errët, që ndriçohet vetëm nga një e zbehtë e një pishtari të ndezur.
Njohuria e tyre e vetme mbi botën jashtë, janë hijet që lëvizin në muret e shpellës, dhe copëzat e bisedave të dëgjuara përmes jehonës nga jashtë. Njëri nga robërit arrin të arratiset, dhe zbulon se jashtë shpellës ka një realitet të tërë. Shkëlqimi i diellit ia djeg sytë, por dhimbja ia vlen që të njohë të vërtetën.
Kur rikthehet në shpellë për të liruar shokët, ata tallen me interpretimet e tij mbi hijet e tyre të dashura, dhe vendosin që ta vrasin. Këtu Platoni i kthehet konceptit të tij të së vërtetës, që ekziston jashtë perceptimit tonë të kufizuar. Braun beson se alegoria e shpellës, flet posaçërisht mbi natyrën dhe funksionin e vërtetë të arsimimit.
?Edukimi i vërtetë nuk është mbudhja me dije. Është një transformim i shpirtit tuaj, një riorientim i vlerave tuaja. Për Platonin, kur ju ndaloni së interpretuari botën ashtu si ju duket, kur ndaloni së besuari mendimet e njerëzve të tjerë për atë që është me vlerë, dhe kur nisni të kërkoni atë që gjendet përtej atyre paraqitjeve të thjeshta, ky është momenti kur jeni duke u edukuar?./ History.howstuffworks-Përshtatur nga CNA.al
Nga Louis Seiller “Equal Times”* “Ishallah bëjnë diçka të bu...
* Thithja e oksigjenit, shihet si një tipar themelor i kafsh...
Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker “The New York Times”...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Sekretari i P...
Ideja se shëndeti i njeriut, kafshëve dhe ekosistemit, janë ...
Nga Robert W.Merry “National Interest”* Xhon Konali, politik...
Nga John Rettie “The Guardian”* Muzika sublime e kompozitori...
Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindo...
Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekul...
Nga Jeremy Cliffe “New Stastesman”* Nëntë persona u vranë të...
Nga Richard Partington “The Guardian”* Kostoja në rritje e e...
* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon...
Nga Andreas Kluth “Gulf News”* Shumë gjëra, i ndajnë këto di...
Nga Tony Shaffer “The Hill”Presidenti Donald Trump, premtoi ...
A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, d...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Presidenti francez Emanuel...
Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencë...
Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në...
* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm...
Zyrtarët e shërbimeve diplomatike në ambasadat dhe konsullat...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...