Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Louis Seiller ?Equal Times?
* ?Ishallah bëjnë diçka të bukur në Thumanë. Diçka që nuk kemi parë kurrë… pasi ne ndjehemi të braktisur në fatkeqësinë tonë?. Ashtu si çdo ditë, Devi dhe miqtë e tij, në të 20-tat, përpiqen të zbusin ankthin e tyre, duke shëtitur nëpër qendrën e shkatërruar të qytetit.
Pas fëmijëve që dalin nga shkolla, shtrihet një fushë gërmadhash, në mes të së cilës ndodhen rroba, lodra dhe lule. Këtu Devi pa të vdiste një nga miqtë e tij, i bllokuar nën rrënojat e pallatit ku banonte. Qyteti i vogël i Thumanës, 35 kilometra larg kryeqytetit shqiptar Tiranë, u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019:24 njerëz vdiqën kur u shembën shtëpitë e tyre (nga gjithsej 51 viktima).
Tre muaj pas tërmetit, asgjë nuk ka ndryshuar në thelb në këtë qytezë të harruar dhe shkatërruar shqiqptar, që nga shëmbja e diktaturës staliniste në vitin 1991. Ndërtesat e qytezës, janë një kujtesë e prekshme e ?tranzicionit? të pafundëm të ekonomisë të tregut:një përzierje e të varfërve, mungesës së burimeve financiare, korrupsionit dhe qëndrimit indiferent të autoriteteve. Disa nuk i rezistuan tërmetit me magnitudë 6.4, epiqendra e të cilit ishte vetëm 20 kilometra larg.
Gati kudo në qytetin e vogël, kulmet e çadrave të shpërndara nga Agjensia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), mund të shihen sipër mureve të ulëta. ?Njerëzit kanë shumë frikë të kthehen në shtëpi?- thotë Devi.
?Edhe nëse shtëpia e tyre është cilësuar e banueshme nga ekspertët, ata ende preferojnë të qëndrojnë në tenda?- shton ai. Në mes të këtij muaji, Ministria e Rindërtimit vlerësoi se nga 17.000 njerëz të mbetur pa strehë nga katastrofa, më shumë se 10.000 janë duke fjetur ende në çadra.
Imeri nuk mori çadër. Fermeri 50-vjeçar bashkë më gruan e tij, po i kalojnë netët e ftohta të dimrit në serrën e vogël me perime që kanë ndërtuar në oborrin e shtëpisë. ?Ne mbështillemi në batanije dhe përpiqemi të flemë?-thotë ai i hidhëruar, duke ndezur një cigare. ?Unë nuk kërkova të zhvendosem, pasi këtu kam tokën, dhe s?mund të largohem?- shton ai.
Vetëm disa metra larg strehës së tij me plastmasë, shtëpia e tij e vjetër është shënuar me një kryq të verdhë. ?Kryqi i verdhë do të thotë se duhet të riparohet. Por nga ato që dëgjova, ajo do të shkatërrohet?- thotë Devi. Nuk është e qartë se çfarë kanë vendosur ata për rindërtimin. Në Thumanë, ashtu si në qytetet fqinje, njerëzit janë në ankth se si do të jetë rindërtimi i premtuar nga autoritetet.
Rreth 50 kilometra më tej në jug, Durrësi është një qytet ?martir?. Qyteti i dytë më i madh në vend, dhe porti kryesor i Shqipërisë, ruan ende shenjat e katastrofës. Këtu aty, dhe sidomos gjatë rrugës së plazhit, pallatet kanë mbetur të hapura, të plasaritura; me grumbuj tullash të thyera që dergjen mbi trotuarë.
Pranë një pallati të madh 12-katësh me muret e brendshme të shembura, një burrë tek të 40-at po fut një televizion në makinën e tij. Ai nxiton të hyjë sërish përmes derës së copëtuar:perimetri nuk është i sigurt. ?Na dhanë një dhomë në një hotel për 2 muaj, dhe tani jemi zhvendosur në një apartament me qira me premtimin e bonusit të qerasë, por nuk kemi marrë ende asgjë?- ankohet Lulja, nëna e tij, që mban në krahë nipin e saj 3-vjeçar.
?Banesa ku shkuam është totalisht bosh. Ndaj duhet të vijmë këtu dhe të marrin gjërat e shtëpisë, të ngjitemi lart nëpër këto shkallë të shkatërruara, dhe të rrezikojmë veten. E çfarë mund të bëjmë tjetër? S?kemi para për të blerë mobilje të reja?- thotë ai.
Shumë ndërtesa, 5 ose 50-vjeçar, e treguan brishtësinë e tyre në një rajon ku aktiviteti sizmik dihet se është veçanërisht i lartë. Më shumë se 80.000 ndërtesa u prekën nga tërmeti, dhe dëmi është më shumë se 900 milionë euro, sipas një raporti zyrtar të qeverisë shqiptare.
Ndërsa vendi po hapet drejt turizmit masiv, dhe rezidencat luksoze po ndërtohen me shpejtësi të madhe në kryeqytet dhe bregdet, tërmeti është një kujtesë e ashpër e varfërisë në të cilën jetojnë shumica e shqiptarëve. Sipas Bankës Botërore, shkalla e varfërisë është ende 34 për qind.
Si rezultat i tërmetit dhe i ndikimit të tij në veprimtarinë ekonomike, rreth 26.000 njerëz janë zhytur në varfëri sipas qeverisë shqiptare. Natyrisht, fatkeqësia ishte natyrore. Por, madhësia e dëmeve në njerëz dhe materiale, i detyrohet urbanizimit kaotik të 30 viteve të kaluara, dhe dështimit të autoriteteve për të hartuar planet e duhura zhvillimore, dhe për t?i mbajtur paratë jashtë duarve të rrjeteve kriminale.
Shkrimtari dhe polemisti shqiptar Fatos Lubonja, nuk ngurron ta përshkruajë këtë zhvillim urban në një intervistë për Equal Times, si ?një shfaqje ekstreme të sistemit neoliberal, ku politikanët janë menaxherët e interesave kriminale?. Në Shqipëri, janë të zakonshme godinat 10-katëshe, ndërsa ligji lejon vetëm 4-5 kate.
?Për shkak të konflikteve të interesit, politikanët nuk janë të interesuar që qytetet të kenë plane urbane, të cilat përcaktojnë lartësinë e ndërtesave sipas zonave sizmike dhe gjeologjike. Ky shtet, ka anashkaluar institucionet publike që kontrollojnë metodat e ndërtimit, dhe e ka lënë industrinë e ndërtimeve në duar të korruptuara dhe kriminale?-thotë Lubonja.
Autoritetet e kanë vlerësuar koston e rindërtimit në mbi 1 miliardë euro. Puna do të fillojë këtë pranverë, por sfida e vërtetë do të jetë rindërtimi i besimit që është shkatërruar. Shqiptarët i kanë ende të freskëta imazhet e fazave të hershme të katastrofës, kur banorët dhe policia lokale kishin në dispozicion vetëm duart dhe lopatat e tyre, gjatë përpjekjeve për të shpëtuar jetën e atyre që gjendeshin nën rrënoja.
U deshën orë që të kishte një organizim të mirë, dhe kjo falë ndihmës nga jashtë. ?Nisur nga kjo përvojë, mungesa e besimit të shqiptarëve tek perspektiva e rindërtimit të shpejtë dhe të ndershëm, është mëse e kuptueshme?- thekson Lubonja.
Që nga viti 2017, Shqipëria ka rënë 23 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (IIK) të publikuar nga organizata Transparency International. I drejtuar prej 7 vitesh nga kryeministri Edi Rama, vendi renditet sot në vendin e 106-të nga 180. Gjithsesi, qeveria synon që të vërë tashmë rregull në sektorin e ndërtimit.
Ajo ka shpallur një program për modernizimin e standardeve të ndërtimit. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu ndjekje penale për ndërtuesit, që kanë abuzuar me ndërtimet e tyre. Që nga dhjetori 2019, janë arrestuar dhjetëra njerëz, inxhinierë, arkitektë, nëpunës civilë etj.
Në Thumanë, Imeri më tregon pemët frutore dhe fushën aty pranë, që tani janë pasuria e tij e vetme. Ndërsa thotë se ka besim se qeveria do të ringjallë qytetin e tij, ai është ende i shqetësuar. Si thuajse gjysma e popullsisë shqiptare, ai nuk ka çertifikatë pronësie për tokën e tij. ?Kushdo që ka para, mund të marrë dokumente të ligjshme të tokës. Për të tjerët, nuk është njëlloj?-psherëtin ai, duke parë nga rrënojat. ?Marrja e tokës, do të ishte një vdekje e dytë për mua pas tërmetit?- përfundoi ai./ Përshtatur nga CNA.al
* Thithja e oksigjenit, shihet si një tipar themelor i kafsh...
Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker “The New York Times”...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Sekretari i P...
Ideja se shëndeti i njeriut, kafshëve dhe ekosistemit, janë ...
Nga Robert W.Merry “National Interest”* Xhon Konali, politik...
Nga John Rettie “The Guardian”* Muzika sublime e kompozitori...
Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindo...
Muhamed Ali ishte një nga amerikanët më të famshëm të shekul...
Nga Jeremy Cliffe “New Stastesman”* Nëntë persona u vranë të...
Nga Richard Partington “The Guardian”* Kostoja në rritje e e...
* Ngrënia me bollëk, mund të jetë gjëja e fundit që na shkon...
Nga Andreas Kluth “Gulf News”* Shumë gjëra, i ndajnë këto di...
Nga Tony Shaffer “The Hill”Presidenti Donald Trump, premtoi ...
A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, d...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Presidenti francez Emanuel...
Vetëdija mbi vdekjen, është dobësia më e madh e inteligjencë...
Ishin 12 sekonda, që do ta ndryshonin përgjithmonë botën. Në...
* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm...
Zyrtarët e shërbimeve diplomatike në ambasadat dhe konsullat...
* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njol...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...