web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau gruan me levë/ Policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës

26 Shkurt 2020, 11:12, Kronika CNA

Policia e Durrësit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen makabre të ndodhur në këtë qytet ku bashkëshorti vrau gruan e tij.

Sipas policisë, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ndërkohë kujtojmë se paraprakisht u raportua se 63 vjeçari vrau me thikë gruan e tij brenda një byrektoreje./CNA.al





Lajmet e fundit nga