web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet bilanci/ 10 viktima dhe 322 të prekur nga koronavirusi në Itali

25 Shkurt 2020, 17:33, Kosova & Bota CNA

Numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar në 10 në Itali. Mediat italiane raportojnë se deri më tani janë regjistruar 322 persona të prekur nga ky virus.

Kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli tha se tre personat e fundit që kanë humbur jetën janë mbi 80 vjeç.

Autoritetet kanë bërë thirrje që banorët e 10 qyteteve që janë cilësuar si ?vatra? të koronavirusit, të vetëizolohen në banesat e tyre dhe të zbatojnë të gjitha këshillat profesionale.

Ndërkohë, në të gjithë botën, koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 persona dhe i ka marrë jetën më shumë se 2.700 njerëzve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga