web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni për kapjen e kokainës në bashkëpunim me DEA-n/ Klodiana Lala: Në MV kaloi përmes Shqipërisë

19 Shkurt 2020, 19:20, Politikë CNA

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut, ku u sekuestrua 1.3 ton kokainë.

Lala tha për BW se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan, policinë shqiptare dhe me forcat policore të disa vendeve të tjera.

Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Mirëpo, gazetarja deklaron se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës.

Droga është transportuar me një kamion bananesh nga Amerika, ndërkohë që Lala pretendon se policia shqiptare ka qenë në dijeni të këtij mjeti.

Kujtojmë se kokaina u sekuestrua në një magazinë frutash dhe së bashku me të janë arrestuar edhe tre persona, dy shoferë dhe një magazinier./ CNA.al





Lajmet e fundit nga