Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Tërmeti i 26 nëntorit do të ketë ndikime në dy linja kryesore: zhvillimet ekonomike në vend dhe në tregjet financiare. Banka e Shqipërisë analizon se, në rrafshin ekonomik, tërmeti do të ndikojë në frenimin e rritjes ekonomike, si pasojë e tkurrjes së investimeve, kursimeve dhe shërbimeve në zonat e prekura; ndërsa në rrafshin financiar, pasojat e tërmetit do të ndikojnë në kursin e këmbimit dhe në rritjen e normave të interesit.
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohuan se efektet afatshkurtra të tërmetit pritet të jenë negative për rritjen ekonomike dhe inflacionin. Me shtrirjen e horizontit kohor, efektet pozitive të rindërtimit pritet të jenë më dominuese dhe të mbështetin rritjen e ekonomisë dhe të inflacionit me ritme më të shpejta. Në planin afatmesëm, efektet e tërmetit në ekonomi do të varen, ndër të tjera, dhe nga vëllimi e forma e financimit të procesit të rindërtimit, si dhe nga kohëzgjatja e shpërndarja e tij në kohë. Bazuar në informacionin e disponuar deri tani, vlerësojmë se shkalla në të cilën këto ndikime potenciale do të materializohen, pritet të jetë e vogël.
Durrësi me pasojat më të mëdha
Qarku më i goditur nga tërmeti ishte ai i Durrësit. Sipas INSTAT-it, ky qark gjeneron rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, strehon rreth 10.1% të popullsisë së vendit dhe punëson rreth 9.1% të të punësuarve në ekonomi. Statistikat për qarkun e Durrësit tregojnë se në të zhvillojnë aktivitetin rreth 7.9% e ndërmarrjeve aktive në të gjithë Shqipërinë. Gjatë vitit 2018, qarkun e Durrësit e vizituan rreth 9.1% e rezidentëve, të cilët udhëtuan për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri. Këto statistika ilustrojnë rëndësinë ekonomike të qarkut dhe sugjerojnë se pasojat ekonomike të tërmetit do të ndihen në shkallë vendi.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kanalet potenciale të transmetimit të pasojave të tërmetit në aktivitetin ekonomik mund të jenë:
Së pari, rritja e pasigurisë te familjet dhe bizneset shqiptare. Tërmeti ka të ngjarë të përkeqësojë perceptimin e familjeve dhe bizneseve shqiptare, të cilat mund të hezitojnë në kryerjen e shpenzimeve dhe të investimeve. Tregues të pasigurisë, të llogaritur nga vrojtimet e besimit të agjentëve ekonomikë, tregojnë për rritjen e pasigurisë gjatë muajve të fundit;
Së dyti, reduktimi i aktivitetit turistik. Turizmi në këto qarqe mund të reduktohet për shkak të dëmtimit të strukturave përkatëse dhe të efekteve psikologjike te pushuesit, vendas dhe të huaj. Dëmet e bizneseve të sektorëve të tjerë përveç turizmit mbeten një kanal tjetër transmetimi;
Së treti, rritja e investimeve për rikuperimin e stokut të humbur të kapitalit. Nëpërmjet këtij kanali, ekonomia merr nxitje nga nivelet e larta të shpenzimeve, private dhe publike, të lidhura me rindërtimin e kapaciteteve të dëmtuara.
Ekonomia frenohet me 0.3-0.6%
Banka e Shqipërisë parashikon se, pasojat e tërmetit mund të ulin rritjen ekonomike me 0.3 ? 0.6 pikë përqindjeje gjatë vitit 2020. Ky efekt kombinon reduktimin e të ardhurave nga turizmi dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve në kushtet e rritjes së pasigurisë. Efekti nga reduktimi i shpenzimeve për konsum pritet të jetë relativisht më i vogël në krahasim me reduktimin e turizmit. Goditja në besim dhe pasiguria pritet të zvogëlohen me kalimin e kohës dhe konsumatorët priten t?i rikthehen modelit të tyre të konsumit. Treguesi i ndjesisë ekonomike në muajin janar ruajti nivelin e një muaji më parë.
Nga ana tjetër, efekti negativ i tërmetit pritet të balancohet deri diku nga stimuli pozitiv që do të injektohet në ekonomi nga aktiviteti për rindërtimin e objekteve të dëmtuara. Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për mbledhjen e fondeve dhe për hartimin e planeve logjistike të veprimit, ky efekt nuk pritet të mbulojë njëtrajtësisht vitin kalendarik. Për këtë arsye, ndikimi pozitiv nga rindërtimi, ndonëse amortizon efektet negative nga tërmeti, nuk arrin ta kundërbalancojë plotësisht atë.
Ndikimi në inflacion 0.2-0.3%
Banka e Shqipërisë sugjeron se, goditja e tërmetit mund të ulë inflacionin me 0.2 ? 0.3 pikë përqindjeje gjatë vitit 2020. Rritja e kërkesës agregate me ritme të ulëta edhe gjatë vitit aktual do të shoqërohej me presione të dobëta për rritje të pagave, të kostove të tjera të prodhimit dhe të çmimeve të konsumit në ekonomi. Në analizën e efekteve të tërmetit në inflacion është i rëndësishëm vlerësimi i ndikimit të tij në kapacitetet prodhuese të ekonomisë dhe, rrjedhimisht, në madhësinë e hendekut të prodhimit.
Ndikim në normat e interesit
Banka e Shqipërisë lajmëron se normat e interesit mund të rriten si rrjedhojë e pasigurive të agjentëve ekonomikë dhe/ose rritjes së huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm me qëllim financimin e masave për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Deri tani nuk evidentohet luhatje apo pasiguri e shtuar në segmentet e tregut financiar. Shtesa në deficitin e qeverisë për vitin 2020, e planifikuar pas ndodhjes së tërmetit, është rreth 10 miliardë lekë, ku rreth 7 miliardë lekë parashikohet të financohen nëpërmjet rritjes së huamarrjes në tregun e brendshëm. Banka vlerëson se, kjo shumë mbetet brenda normave historike të financimit dhe vlerësohet e përballueshme nga tregu i parasë, pa shkaktuar goditje në ecurinë e yield-eve.
Luhatshmëri në tregun valutor
Në dy muajt që kanë pasuar tërmetin, kursi i këmbimit është luhatur përafërsisht në linjë me sjelljen sezonale të tij në fundvit. Tregtimi i monedhave të huaja është realizuar brenda parametrave normalë të rrezikut dhe në treguesit e luhatshmërisë nuk janë diktuar shenja stresi.
Por Banka vlerëson se, ndikimet e mundshme në ecurinë e kursit të këmbimit në vitin në vazhdim janë të dykahshme dhe rreziqet shfaqen të balancuara. Nga njëra anë, me efekt nënçmues në vlerën e lekut qëndron skenari i reduktimeve të mundshme të të ardhurave nga turizmi. Duke qenë se bregdeti i Durrësit është një nga zonat më të prekura nga tërmeti, gjatë këtij viti mund të kemi një aktivitet më të dobët të turizmit, si prej reduktimit të kapaciteteve pritëse dhe nevojën për rindërtime, ashtu edhe prej shkurajimit të turistëve të huaj prej kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër, një rritje e flukseve hyrëse është gjithashtu e mundshme, në formën e remitancave ? si ndihmë për familjarët e prekur nga tërmeti-, apo të ndihmës dhe donacioneve të tjera të huaja. Efekti mbi kursin e këmbimit do të jetë një rezultante e veprimit të këtyre dy faktorëve.
Ndikimet në kredi
Kreditimi i ekonomisë ka qenë në përmirësim të vazhdueshëm vitin e fundit, duke reflektuar së fundi rritjen e kredisë për biznese, krahas ecurisë së qëndrueshme të kredisë për individë. Ndikimi potencial në vijimësinë e rritjes së kredisë shihet në dy plane. Nga njëra anë, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në sektorë të prekur nga tërmeti dhe rritja e pasigurive të individëve, bizneseve apo dhe vetë bankave, mund të induktojnë një frenim të rritjes së kredisë. Banka gjykon se edhe nëse diçka e tillë materializohet, do të ishte e përkohshme, sikurse edhe pasojat e tërmetit në ekonominë reale. Nga ana tjetër, nevoja për rikonstruksion dhe për zëvendësimin e kapitalit fizik mund të shoqërohet me rritjen e kërkesës për kredi. Balanca mes këtyre dy skenarëve do të varet edhe nga peshimi i rreziqeve nga ana e bankave dhe përqasja e tyre ndaj kreditimit./ Monitor
Ministria e Financave ka hartuar një draft udhëzim, i cili i...
Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes ...
Prodhimi bujqësor pa planifikim dhe me hope për disa artikuj...
Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ulët sërish nor...
Niveli i lartë i kredive me probleme që gati prej një dekade...
Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë abso...
Dhoma amerikane e Tregëtisë në vendin tonë ka mbajtur një ko...
Tatimet syojnë të shtrëngojnë masat në luftën kundër evazio...
Blegtorët shqiptarë prej vitesh vuajnë mungesën e politikave...
Sa herë që një qytetar niset nga Rinasi për të udhëtuar me a...
S&P shkurton PBB e Kinës në 5 % si vlerësim për 2020, krahas...
Pasi qeveria shqiptare prishi në mënyrë të njëanshme, kontra...
Kursimet që individët, bizneset dhe institucionet e tjera ka...
Tregtia me Kinën zuri 6,9 për qind të volumit tregtar gjatë ...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për një plan p...
Nga Klodian Tomorri* Një ditë më parë, Organizata Botërore e...
Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një proj...
Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punu...
TAP, në 2020-n pritet të fillojë operimi, Shqipëria nuk përf...
Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm bankash në raport m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...