Qeveria kërkon hua rekord nga BB për projektin e furnizimit me ujë/ Çmimi pritet të rritet me 75%
Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një proj...
Nga Klodian Tomorri
* Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën shëndetësore publike në shkallë globale, teksa numri i të prekurve nga coronavirusi ka arritur në gati 10 mijë. Seria afatgjatë e të dhënave tregon se virusi po përhapet në progresion gjeometrik me faktor të përbashkët 1.25.
Nëse merr për bazë parashikimet e ekspertëve se piku mund të arrihet pas 10 ditësh, atëherë modelet matematikore sugjerojnë se numri total i të prekurve mund të luhatet nga 30 mijë deri në 150 mijë njerëz në shkallë globale, ndërsa fatalitetet mund të variojnë nga 600 deri në 3 mijë vetë.
Shkalla e vdekshmërisë së virusit është relativisht e ulët, deri tani 2.2 deri në 2.3 për qind. Por përhapja e tij është e paprecedentë, pavarësisht përpjekjeve po ashtu të paprecedenta që po ndërmerren në rang global për ta izoluar virusin.
Megjithatë, ky është vetëm impakti shëndetësor. Coronavirusi mund të ketë edhe një pasojë tjetër shumë të rëndë, ngadalësimin e ekonomisë globale. Viti ikaluar ishte i vështirë për ekonominë botërore teksa prodhimi global u zgjerua me 2.9 për qind. Për këtë vit, FMN parashikon një përmirësim të lehtë duke projektuar se ekonomia botërore do të rritet me 3.3 për qind. Por coronavirusi i ndryshon llogaritë.
Agjencitë e specializuara ndërkombëtare paralajmërojnë se përhapja e virusit mund ta zbresë rritjen ekonomike të Kinës nën 5 për qind, për herë të parë pas shumë vitesh. Kjo do të përhapë dallgë turbulence në të gjithë ekonominë botërore.
Efektet janë të shumëfishta.
Në Kinë, një pjesë e madhe e fabrikave, prej ditësh janë të mbyllura dhe kanë ndërprerë prodhimin, për shkak të emergjencës shëndetësore. Kina konsiderohet si fabrika e botës, pasi gjeneron 20 për qind të prodhimit botëror industrial. Kjo do të thotë se impakti i mbylljes së fabrikave kineze në aktivitetin botëror industrial është i konsiderueshëm. Tani, kompanitë më të mëdha të botës si Apple, Samsung etj po përgatiten për shkëputje në zinxhirin global të ofertës.
Por aktiviteti industrial, nuk është i vetmi që po ndjen shtrëngimin e virusit. Tregtia dhe turizmi gjithashtu mund të preken, nëse bota nuk do të jenë në gjendje të përmbajë përhapjen e tij. Eksperiencat e mëparshme tregojnë se në raste epidemish, humbjet në sektorin e turizmit janë deri në 300 herë më të larta se kostot direkte shëndetësore të virusit. Bëhet fjala për miliarda dollarë.
E megjithatë dëmet më të mëdha ekonomike të virusit mund të vijnë nga efekti psikologjik që frika shkakton tek investitorët. Bursat ndërkombëtare kanë filluar sakaq të ndjejnë efektin, teksa çmimet e aksioneve dhe metaleve bazë që përdoren në aktivitetin industrial kanë nisur të bien. Dhe me gjasa rënia do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, derisa virusi të vihet nën kontroll.
SARS, epidemia që goditi Kinën në vitin 2002 shkaktoi humbje të ekonomisë botërore në masën 40 miliardë dollarë. Këtë herë gjasat janë që shifra të jetë më e madhe, edhe pse gjithçka do të varet nga intensiteti.
Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një proj...
Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punu...
TAP, në 2020-n pritet të fillojë operimi, Shqipëria nuk përf...
Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm bankash në raport m...
Shqipëria do të mbetet edhe gjatë vitit 2020 në një monitori...
Qeveria emetoi së fundmi një obligacion dy vjeçar me vlerë 3...
Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të...
Në Shqipëri, studiues të ekonomisë vërejnë se tërmeti thello...
Me mbarimin e projekteve të mëdha, pasojave të tërmetit, sid...
*Inxhinier Altin Vrapi – Kam shkruar dhe më parë për mundësi...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka parashiku...
Një vendim qeverie i ditëve të fundit që rregullon çështjet ...
Nga Jorida Tabaku * Shqiptarët janë përditë edhe më të varfë...
Kuvendi shkurtoi fondet e Ministrive dhe Sistemit të Drejtës...
KLSH gjatë auditimit të performancës “Efektiviteti i kasave ...
Pas një 2018-e të fortë dhe një 2019-e aspak të lehtë, veçan...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se politikat fiskale...
Prezantimi i vazhdimit të projektit të Lungomares nga zona e...
Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e ...
Monedha e përbashkët europiane e ka nisur këtë vit duke fitu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...