web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti i Ilda Bejlerit/ Reagon policia: Po punojmë për të kapur mjetin

12 Shkurt 2020, 20:42, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme  tek Ura e Lanës ku mbeti e plagosur një  grua, 63 vjeçe.

Në media u fol se në automjetin që kreu aksidentin me pasojë plagosjen, ka qenë moderatorja e TCH, Ilda Bejleri. Vetë Bejleri e përgënjeshtroi fillimisht këtë lajm, duke i quajtur gazetarët gënjeshtarë, ndërsa pak më vonë u shpreh se thjesht e kishte prekur pak në pjesën anësore të moshuarën dhe pasi kishte ndaluar për të parë nëse ishte mirë, ishte larguar nga vendngjarja.

Sakaq, ka reaguar dhe policia e e Tiranës ku sqaron se e moshuara ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin ?Gjergj Fishta?, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.

 





Lajmet e fundit nga