web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperaturat e ulëta gjatë natës/ Si paraqitet situata në akset kombëtare

7 Shkurt 2020, 09:08, Sociale CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën në akset kombëtare pas reshjeve të borës dhe ngricave.

Gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe me temperaturë të ulët.
Sipas njoftimit të ARRSH, kontraktorët kanë punuar për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën.

Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht.
ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./CNA.al





Lajmet e fundit nga