web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sinjalet radio nuk punojnë, ka krijesa të çuditshme/ Çfarë ndodh në Mapimi të Meksikës

7 Shkurt 2020, 07:24, Politikë CNA

Shumë njerëz kanë dëgjuar mbi gjërat e çuditshme, që kanë ndodhur në atë që njihet si Trekëndëshi i Bermudës në Oqeanin Atlantik, ku shumë avionë dhe anije janë zhdukur pa asnjë gjurmë. Por Mapimi në Meksikë, ose siç njihet ndryshe ?Zona del Silencio? (Zona e Heshtjes), nuk është më pak misterioz.

E pozicionuar në shkretëtirën Çihuahuan të Meksikës Veriore, ajo është subjekt i disa miteve interesante dhe legjendave urbane. Pretendohet se aty nuk funksionojnë sinjalet e radios, busullat çoroditen, dhe raportohen zjarre të çuditshme që qëndrojnë pezull në qiell.

Megjithëse disa ekspertë i kanë hedhur poshtë këto pretendime, kjo nuk ka ndalur përhapjen e miteve. Më 11 korrik 1970, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara lëshuan raketën ATHENA V-123-D, që kishte në bord 2 kontejnerë me elementin radioaktiv Kobalt 57. Megjithëse shënjestra e saj e synuar ishte zona Uajst Sands në Nju Meksiko, raketa e humbi kontrollin dhe hyri aksidentalisht në hapësirën ajrore meksikane.

Menjëherë pas këtij devijimi, ajo u rrëzua në shkretëtirën Durango, në zonën e njohur tani si ?Zona e heshtjes?. Një ekip ekspertësh mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, për të gjetur dhe rikuperuar raketën e rrëzuar. Ata arritën ta gjejnë vetëm pas 3 javë kërkimesh raskapitëse nga ajri.

Pastaj amerikanët ndërtuan enkas një rrugë, për të transportuar mbetjet e raketës. Megjithëse i gjithë operacioni supozohej të ishte sekret, qeveria amerikane punësoi disa banorë të zonës për të ruajtur vendin e përplasjes së raketës. Sekreti rreth incidentit, kishte ngjallur tashmë shumë interes, dhe rojet vendase nisën të tregonin disa histori që po tërhiqnin vëmendjen e shumë njerëzve.

Kështu pati shumë zëra në lidhje me ngjarjet e çuditshme në zone. Biznesmenët projektuan ndërtimin e disa hoteleve në zonë, ndërsa pronarët e tokave fërkuan duart nga perspektiva. Disa shkencëtarë thuhet se e vizituan zonën në atë kohë, dhe i konfirmuan fenomenet e çuditshme, por është e vështirë të gjenden dokumente që lidhen me hulumtimin e tyre.

?Zona del Silencio?, ka qenë dikur e zhytur plotësisht nën ujë. Në të mund të gjenden ende sot gjurmë fosile të jetës. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët e kanë quajtur shpesh atë si ?Deti i Tetis?. Një numër meteoritësh të mëdhenj, janë rrëzuar aty gjatë shekullit të kaluar.

Por ajo nuk quhej ?Zona e Heshtjes?  deri në vitin 1966, kur një inxhinier që punonte për ndërmarrjen meksikan të naftës ?Pemex?, kreu atje një ekspeditë. Ndërsa po studionte terrenin për shpimet e mundshme, ai pati disa probleme me radion e tij, dhe për rrjedhojë e quajti zonën ?Zona e Heshtjes?.

Që nga incidenti i rrëzimit të raketës në vitin 1970, shumë njerëz kanë raportuar anomali magnetike, dhe parjen e UFO-ve në të gjithë zonën. Thuhet gjithashtu se veç radiove nuk funksionojnë as busullat, teksa shihen shpesh njerëz të veshur me ?kostume të ngushta ngjyrë argjendi?.

Por verifikimi i këtyre pretendimeve nuk është i lehtë, ose jo gjithmonë i mundur. Ndërkohë, vizitorë të tjerë kanë pohuar se radiot dhe busullat e tyre, funksiononin mirë në atë zonë. Për shkak të mungesës së provave të duhura, shkencëtarët i kanë refuzuar teoritë rreth dukurive të çuditshme, që supozohet se ndodhin në këtë zonë.

Gjithsesi, kjo ka nxitur më tej imagjinatën e hetuesve të aktiviteteve paranormale, dhe teoricienëve të komplotit. Të njohur si ?zoneros?, përkrahësit e këtyre teorive, cilësohen ndonjëherë si një kërcënim për burimet historike dhe natyrore të zonës./ Uunbelievablefacts.com-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga