Nga Andi BUSHATI/Albin Kurti duhet të dorëzohet
Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë...
City News Albania (cna.al), një agjensi lajmesh prej gati 6 vitesh në treg, prej disa ditësh ka sjellë një seri materialesh lidhur me nismën ?Thurje?, një lëvizje e cila herë duket me një fytyrë të djathtë, herë si një grup nekomunistësh, herë si mbetje politike të keq përdorura dhe herë si një lëvizje kundër sistemit politik në Shqipëri, këtë të fundit e kanë zbuluar si lojë për të hyrë vetë në sistem. Le të shohim faktet.
Thurja është krijuar nga Besian Pesha dhe Panajot Soko, dy personazhet kryesorë të nismës, të cilëve i është bashkuar tashmë edhe Endri Shabani, por që të mos lodhen çunat me sqarime, gënjeshtra dhe opinioni publik të kuptojë gjithçka, ne po japim sqarimet tona shteruese, pse po shkruajmë për nismën ?Thurje? dhe pse tani.
Së pari, ndaj nismës ?Thurrje? kemi pasur dyshimet tona dhe nuk është hera e parë që shkruajmë. Për Besian Peshën kemi shkruar edhe më parë, mund të vemë në dispozicion edhe komunikime personale me të, ku ai ishte i shqetësuar se pse ne po e sulmonim, por le të ruajmë konfidencialitetin dhe privatësinë me disa komunikime krejtësisht personale. Edhe Endri Shabanit i jemi drejtuar me pyetje për Thurjen, por kurrë su përgjigj.
Rifillojmë nga Besian Pesha pretendon se është një personazh i shoqërisë civile, ndërsa në fakt ne po ia themi atë që ai e di, po ai është pjesë e ish-strukturave të ?Mjaft?-it, fotot, faktet dhe shqiptarët kanë memorie, e dinë mjaft mirë.
?Mjaft?-i është financuar nga Sorosi dhe nuk ka pse pyet kush e ka paguar lali Eri apo Soros. Ka qenë ushtar i ?Mjaft?-it dhe lali Erit, pikë dhe kjo nuk ka diskutim. Më pas hyri te LSI, kjo është e vërtetë, mund të sjellim edhe deklarimin e tij të pasurisë, të cilën mund ta shikoni këtu më poshtë, ku deklaron se ka marrë shuma të mëdha parash si këshilltar i kësaj force politike.
Më pas nga LSI është bërë drejtor i AKBN-së dhe më pas ka akaluar në shoqërinë civile. Është një person i dënuar si hajdut me vendim të gjykatës Gjirokastër. Kjo është pak a shumë jeta politike e këtij aktivisti, i cili pretendon se është në shoqërinë civile, tek nisma ?Thurje?, tek një parti politke, tek ?Mjaft?- dhe kështu me radhë.
Ne të CNA.al nuk kemi asgjë me Besian Peshën, përkundrazi e kemi me shqiptarët dhe të vërtetën që ata duhet të dinë se kush flet në emër të tyre.
Le të shkojmë te Pano Soko. Panajot Sokoja, i cili ka qenë një ish-shef sektori në Ministrinë e Financave dhe më pas drejtor i Financës në AKBN, një institucion i mbuluar nga skandalet kur ai drejtohej nga Besian Pesha. Nëqoftëse duam të shkojmë më tej, Pano Sokoja duhet ta kuptojë mirë dhe ta dijë se cilat janë zullumet në AKBN-së, që ka kontatuar KLSH-ja dhe kontrollet e ndryshme, cilat janë skandalet dhe problematikat e atij institucioni.
Shkojmë më tej tek Endri Shabani, nuk e kemi akuzuar dhe nuk e kemi fyer, kemi thënë vetëm të vërtetën, atë të vërtetë që dhe shokët dhe miqtë e tij bashkëpunëtorë të nismës ?Thurje? e kanë fshehur, finacimin nga Soros. Sorosi nuk është gogoli, por nuk kanë pse ta fshehin dhe të thonë se janë studiuar dhe financuar nga paratë e Soros. Le ta thotë që ka qenë një nga aktivistët kryesorë dhe numri 2 i Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut. Mund t?i ofrojmë qindra shkrime dhe materiale publike gjatë aktiviteteve të tij dhe ka deklaruar publikisht se është një votues i Edi Ramës, e ka thënë në 2013-ën, ashtu siç ka thënë se ka marrë disa mijëra e mijëra euro nga Soros për t?u shkolluar.
Nuk kemi thënë asgjë të gënjeshtërt, kemi thënë çdo gjë të vërtetë për këta tre personazhe, për atë të parin e dënuar si hajdut, për të dytin që ka qenë bashkëpunëtor i tij tek AKBN-ja dhe të dy bashkë, Panajoti dhe Besi kanë dhe lidhje
të tjera.
Në deklaratat e pasurive duket se bashkëshortja e Panajotit është paguar nga bashkëshortja e Besian Peshës e kështu me radhë. Nuk kanë rëndësi për dikë këto fakte por tregojnë se janë thjesht një sekt për interesa krejtësisht personale.
Rëndësi publike ka fakti, kush janë këta tre personazhe, të cilët kanë marrë përsipër të shëmbin sistemin politik.
Për shumë gjëra dhe çështje që ata flasin ata kanë të drejtë por ato sjanë kauzat e tyre por të shqiptarëve. Ne jemi dakord me shqiptarët, që në shumicë janë për të ndryshuar sistemin politik në Shqipëri, qoftë edhe sistemin e votimit, por kjo nuk mund të përfaqësohet dhe keqpërdoret nga tre persona të cilët kërkojnë të hyjnë në politkë dhe të kapin një karrige në Kuvend.
Do të ishin të besueshëm nëse Endri do të na thoshte se nuk do të hynte kurrë në Parlament dhe nuk do të futej në politikë, bashkë me Panajot Sokon, se e bënin për qytetarët, se nuk e bëjën që të rikthejnë karriget dhe për të marrë pushtet, bashkë me Besian Peshën e dënuar si hajdut.
Ne si media pro çdo aksioni që çon në ndryshimin e sistemit politik, një sistemi mazhoritar, ndoshta me proporcional rajonal të korrigjuar, e kështu me radhë, ka 101 mënyra. Por këtë s?mund ta vendosë një hajdut, një i paguar nga Soros dhe një ish drejtor i hajdutit, këtë duhet ta vendosin shqiptarët qoftë edhe me referendum.
Ne jemi pro aksionit të artistëve dhe shoqërisë civile te Teatri, jemi në mbrojtje të Teatrit dhe e kemi bërë këtë çdo
ditë.
Ne si media kemi denoncuar me qindra e qindra skandale, vjedhje e abuzime të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, jemi e vetmja që kemi denoncuar drejtpërdrejt dhe pastër skandalin në Gjykatën e Tiranës dhe tentativën për të manipuluar se Ardit Gjoklaj ishte hedhur atje, pra trupi i tij ishte sjellë nga jashtë impiantit të mbetjeve të kryeqytetit.
Jemi media që kemi mbështetur dhe lëvizjet dhe aksionet dhe kemi raportuar edhe për debatet që janë bërë për çështjen e rritjes së çmimit të biletës së urbanit në kryeqytet, kemi qenë kundër dhe jemi kundër hapur, e deklarojmë publikisht. Jemi kundër hapur kryebashkiakut të Tiranës. Kemi denoncuar qindra qindra raste.
Jemi kundër koncesioneve , kemi denoncuar me dhjetëra raste koncesionesh dhe tenderash skandaloze të Rilindjes. Të gjithë ministrat me radhë, nga i pari tek i fundit, i gjeni te rubrika vettingu, pasuritë e tyre, skandalet e tyre, mud të gjeni dosje gjyqtarësh, prokurorësh, korrupsioni. Ashtu brenda tyre do të gjeni dhe dosjen korruptive të Besian Peshës dhe atë që kemi thënë se është dënuar për hajdut, se kjo është e vërtetë.
Ne sot mbështesim shumë nga kazuat që sot përpiqet t?i rrëmbejë nisma ?Thurje?, të cilat nuk janë kauzat e saj, por janë kauzat e qytetarit shqiptar, prandaj kur del çeta e ?Thurjes? kauzat veniten dhe nxihen. Raportojmë, mbështesim kauzat e qytetarëve shqiptarë, mbështesim të vërtetën që duan qytetarët, ne nuk mbështesim kurrsesi disa personazhe butaforikë, ish-pjesë të korruptuara të sistemit politik, të cilat tentojnë të fusin tentakulat e tyre për të kapur çfarë të mundin nga politika, për t?u bërë vetë deputet, për t?u bërë vetë drejtor, për t?u bërë vetë dhe majë fiqve me LSI-në, duke i vënë emrin ?Thurje?.
Pra, CNA.al do të vazhdojë çdo ditë të denoncojë gjithçka për nismën ?Thurje?, për skandalet e këtyre tre personazheve , që nga vjedhja e programit që e kanë kopjuar as janë munduar ta bëjnë vetë. E kemi thënë kush është Besian Pesha, kush janë këta personazhe, të cilët ne i denoncojmë për një arsye shumë të thjeshtë, ne jemi kundër atyre që vjedhin atributet dhe kauzat e qytetarëve. Nuk mund ta bëjnë këtë personazhe të dënuar si hajdutë apo ish drejtorë të korruptuar.
Ne jemi pro shumë kauzave të qytetarëve, përfshirë këtu edhe protestën e minatorëve të Bulqizës, por jo duke i ndarë
te një individ i vetëm, por duke shkuar tek të gjithë, duke u bashkuar te minatorët në Bulqizë apo qoftë edhe në Tiranë, por jo për interes të Arlind Qorrit, një neokomunisti dhe horrave që e ndjekin nga pas, jo për interes të hajdutit Besian Pesha, jo për interes të Pano Sokos, drejtorit që ka humbur karrigen, as të Endri Shabanit, numrit dy të AKZ-së dje, që u shkollua me paratë e Sorosit ku dhe mbushi xhepat si menaxher, as për një nga këta, por për interesin e qytetarëve këtë kemi ne detyrë.
Jemi pro çdo denoncimi ndaj Rilindjes, që e ka votuar dhe e solli partia e Besian Peshës, që e ka votuar Endri Shabani që e deklaron publikisht. Prandaj ne të CNA.al do të denoncojmë çdo ditë korrupsionet dhe skandalet e qeverisë Rama dhe Erion Veliajt, por jo në mënyrë selektive dhe duke bërë tabelë qitje persona të caktuar apo personazhe publikë, apo biznesmenë për t?ju vënë gjobë.
Do të qëndrojmë përballë me të vërtetën dhe me kauzat e qytetarëve. Jemi në mbështetje të plotë për çdo qytetar që ka nevojë, të shkojmë bashkë të denoncojmë çdo ditë koncesionet, por jo vetëm një koncesion. Problemi i koncesioneve nuk është vetëm sterilizimi që i vuri qëllim në vetvete nisma ?Thurje?, por është dhe Check Up-i që nuk e flet dhe mbetjet e tyre, djegia e tyre, por dhe të tjera skandale me infrastrukturën, ndëtimet e rrugëve, shkollat dhe gjithçka tjetër ndodh në vend.
Për këto jemi pro kauzave të qytetarëve, por jo ato të vidhen nga personazhe për qëllime aspak qytetare, por për interesat e tyre personale. Kur kauzat dhe çështjet ndahen e çohen tek individë segmente të caktuara i duan thjesht dhe vetëm për të bërë propagandë, nuk janë kauzë e qytetarëve, por janë gjoba dhe abuzim.
Prandaj CNA.al do të vazhdojë sërish të flasë dhe të thotë të vërtetën në mbrojtje të kauzave të qytetarëve, që të mos i lejojmë ti vrasin këta personazhe, ashtu si vranë protestën e studentëve Arlind Qorri me Besian Peshën e të tjerë. Ashtu si Besian Pesha me të tjerë kanë vrarë kauza të tjera me shoqërinë civile duke e përçarë atë dhe për këtë ka mjaft fakte, prandaj nuk ka pse të shqetësohet askush, as të përgjigjet dhe as t?ju përgjigjemi.
Ne do të luftojmë kundër koncesioneve korruptive të qeverisë, do të luftojmë pro lëvizjes për Teatrin Kombëtar, do të luftojmë pro studentëve, ashtu siç e kemi bërë që ditën e parë kur ka dalë ligji i Arsimit të Lartë, por do të jemi qartë dhe hapur përpara publikut duke qenë pro kapitalist, pro demokracisë, kurrë me neokomunistët dhe kurrë kundër biznesit, por gjithmonë pro tij, pro zhvillimit të demokracisë dhe zhvillimit të ekonomisë.
Kurrsesi s?mund të pranojmë që individë të caktuar, në emër të disa gjoja parimeve të kthehen kundër biznesit, ta sulmojnë dhe ta vrasin, t?i vejnë gjoba, apo më keq akoma të përdorin kllouna publikë si kauza për t?ia hedhur mbi supe biznesit.
Në fakt janë këta që kanë frikë të protestojnë atje ku është problemi, tek qeveria, janë këta që kanë frikë të thonë të vërtetën te Edi Rama, janë këta që kanë frikë se kanë qenë ushtarë të Edi Ramës, kanë qenë ushtarë të Erion Veliajt, dhe duke qenë se janë të pakënaqur nga thelat dhe lokmat që nuk iu dhanë, janë aty ku janë tani sepse dua të jenë pjesë e pushtetit, pjesë e tortës, duan pjesën e tyre, të marrin thelën e tyre, të futin duart në xhepat e qytetarëve duke përfituar nga kauzat që ato kanë dhe duke i kthyer në interesat e tyre personale.
Prandaj dhe CNA.al ka folur për nismën ?Thurje?, ashtu siç ka folur për organizatën politike dhe do të flasë për çdo lëvizje politike dhe për çdo indidvid dhe grupim, për të cilën ne mendojmë se në të vërtetë nuk janë udhëheqësit e kauzave dhe shpresa e qytetarëve, por janë presë e lojërave dhe pazareve të pista që luhen në Shqipëri./ CNA.al
Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë...
Frika e ardhjes së ambasadores amerikane në Trianë uli në tr...
Politika ka rindezur motorët e saj edhe në këtë prag fushate...
Nga Roland Qafoku* Sot gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadar...
Për një filozofi të re në emergjencat civile!Fakt: Tërmeti p...
Është vendi i listave Shqipëria, traditë kjo e përforcuar 30...
Pjesë e një organizimi të qartë me profil neo komunist. Më n...
Për përsonat që nuk e dinë, unë në çdo proces gjyqësor (sigu...
Nga Rigels Seliman –Më vjen për të qeshur, por edhe për të q...
Ka të paktën tre vjet që nëpër Tiranë bën xhiro një frazë që...
Duket qartazi se partitë politike, ose më mirë krerët e tyre...
Një tjetër dosje e bujëshme gjyqësore është mbyllur paradite...
Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqi...
Kush ia futi? Kush do ta djegë? Këto janë pyetjet e para që ...
Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e “Byro Politike” ...
Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse nj...
“Bild” na ka borxh një shpjegim”. Kështu u shpreh në monolog...
Heqja e tatimit mbi vleren e shtuar per ndertimin e banesave...
Të dish të heshtësh, shumë shpesh, është po aq e rëndësishme...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...