web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Bledi Mane/ Ka ardhur në Tiranë “dashnori i Kreshnikut”?

27 Janar 2020, 17:03, Opinione CNA

Është vendi i listave Shqipëria, traditë kjo e përforcuar 30 vitet e fundit. Nga listat e nizamëve që luftonin për Perandorinë Oamane, kaluam te listat e shërbëtorëve të Mbretit Zog. Vazhduam me listat e dëshmorëve partizanë për ta mbyllur monizmin me listat e anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Demokracia na gjeti me listat e partive për deputetë, listat e të persekutuarve politikë, listat e fajdeve të Sudes, Vefa-s, Xhaferit, Kamberit.

Te ushqimorja e lagjes do gjeni listat e fukarenjve, listat e bixhozxhinjve te llotot, listat e shitësve të drogës, lista e këngëtareve-kurva dhe pas listës se kush do kalojë vettingun kemi tashmë edhe listën e kryeministrit të ardhshëm:

Edi Rama
Erion Veliaj
Fatmir Xhafa
Lulzim Basha
Grida Duma
Petrit Vasili
Fatmir Mediu
Vangjel Dule
Rudina Hajdari

Sot po u prezantoj edhe kandidatin më të ri të listës kryeministrore, Endri Shabani, ky në krahun e majtë të fotos ilustruese. Ndryshe nga Shaban Qosja i folklorizmës, Shabani me mjekër të kuruar zbriti përsëri në Tiranë i yshtur e i ngopur nga të tretë si prurja e re e politikës domestike. Shumë nga ju nuk e njihni por Shabani pavarësisht moshës është aq i konsumuar sa Nard Ndoka do u duket i ri fringo.
Qysh të ri e përzgjodhi dhe e rriti me duart e tij Kreshnik Spahiu.

Formuan të dy një shoqatë kundër korrupsionit gjatë qeverisjes së Fatos Nanos por misioni i tyre përhumbi pasi Sali Berisha erdhi në pushtet dhe e zgjodhi Kreshnikun nënkryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Forcohej politikisht dhe financiarisht Kreshniku, përfitimet i ndjente edhe Endri Shabani. Me ato duart e tij të njomura nga kremi Kreshiku e futi në universitet privat pa lekë, i bleu rroba, këpucë, celular, makinë. Më pas trajnime dhe bursa universitetesh jashtë, udhëtime pa fund, lekë, euro, pounds, dollarë që derdheshin nga donatorët e huaj te Kreshniku dhe pas Kreshnikut stacionoheshin te kollovar Shabani.

Askush nuk mund ti afrohej Endri Shabanit se Kreshniku e kishte tërësisht të tijin, madje edhe kur u formua Aleanca Kuqezi të dy, edhe Kreshniku edhe Endri formonin në një sinkronizim perfekt shqiponjën. Porsi shqiponja e flamurit tonë me dy koka që kurrë nuk shikojnë njëra-tjetrën, filloi edhe ndarja mes të dyve. Koha e pritjes, tundimi, ndjenja, prekja, afshi, arsimimi, financimi i Kreshnikut për Endrin u shkërmoq brenda ditës. Arsyeja është tepër banale…
2./
Ka ardhur përsëri në Tiranë Endri Shabani. E kanë yshtur dhe ndërzyer duke i dhënë flamurin e një lëvizje të re politike për të përmbysur klasën e vjetër që na mori frymën. Disa prej jush nuk e njohin dhe u duket risi por pyesni Kreshnik Spahiun i cili e rriti me duart e tij, e financoi gjatë dhe vuajti tepër.

Kreshniku mbetet skeptik ndaj Endri Shabanit sepse ky i fundit nuk dha prova kur ishin të dy tek e tek. Nik Spahiu mendonte se kishte gjetur mashkullin e duhur aktiv e potent ndërkohë Endri Shabani shpresonte se Kreshniku ishte i duhuri, potenti, aktivi, atraktivi.

Pasi zbuluan devijime të njëjta, u lënduan të dy, u plagosën të dy, lotuan të dy, u përqafuan të dy dhe u ndanë përgjithmonë të dy. Kreshniku u tregua më burrë, emigroi dhe vuan atje larg në Bruksel ndërkohë “simotra” e tij Shabani u rikthye përsëri për të gënjyer Shqipërinë. Shqipëria kjo vajzë e bukur ka nevojë për një burrë të fortë, jo për Endri Shabanin e Kreshniku Spahiut. Shqipëria nuk është “lezbike”!





Lajmet e fundit nga