Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Tre organizata politike dhe një sindikatë kanë dalë sot në një marshim në Tiranë në mbështetje të minatorëve të Bulqizës.
Në fakt, nga ajo që duket që transmetohet vetë në rrjetet sociale nga këto organizata, protesta bëhet në emër të minatorëve, por duket se minatorë nuk ka, ose ka shumë pak. Me rreth 10 apo 20 minatorë ku pjesa tjetër e protestuesve më pas, rreth 50 vetë janë mbështetës të tre organizatave politike në Tiranë.
E para është organizata politike e Arlind Qorrit. Nga pamjet duket qartë që Arlindi dhe mbështetësit e tij të jenë pjesë e kësaj proteste të cilën e kanë filluar disa kohë më parë, duke shkuar në Bulqizë si një grup komunistësh në mbështeteje të interesave klienteliste të grupeve të biznesit atje, shpesh dhe si të akuzuar se kanë keqpërdorur dhe minatorë për të krijuar problematika mbi disa kompani që kanë investime kolosale në zonën e Bulqizës.
Nga ana tjetër, protestës i është bashkuar edhe nisma ?Thurje?, e cila është një grup në rrjetet sociale, i ngritur fillimisht nga Besian Pesha, një ish-zyrtar i ?Mjaft?-it dhe bashkëpunëtor i Erion Veliajt dhe Endri Fugës, një instrument i politikës të së majtës për t?u përdorur në opinionin publik gjoja si kritik i qeverisë, por në fakt një instrument më shumë për të hyrë në koalicion me socialistët apo qeverinë, pra për gjetur një vend në strehën e ngrohtë të pushtetit, një ish-hajdut i deklaruar i një instuitucioni, i AKPN.
CNA.al e raportoi dje një material të plotë, si dhe disa personazhe të tjera, pjesë e këtij grupimi, pra e nismës ?Thurje?. Endri Shabani një njeri i financuar dhe shkolluar nga Soros, i ndjekur nga Pano Sako, një ish drejtor gjatë qeverisjes me LSI-në, një vegël e Soros dhe dje kreu i të rinjve të Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut.
Pra, dy zyrtarë pushteti dhe një vegël e Soros për t?u përdorur nga qeveria dhe njerëzit e Soros gjoja për një lloj oponence dhe për të vrarë opozitarizmin në Shqipëri, duke u përdorur si vegla politike për qëllime të tjera okulte.
Grupimi i tretë janë neomarksistët e Vetëvendosjes, mjaft të qartë në qëndrimin e tyre, të cilët shkojnë protestojnë a thua për të drejtat e minatorëve.
Ajo që po ndodh është rasti ku të gjithë në Shqipëri do donin t?i përshëndesnin protestat për më shumë paga, për më shumë mirëqenie, pasi vërtet vendi ka nevojë dhe shqiptarët janë të varfër, por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një protestë me këta qëllime, por kemi të bëjmë me disa grupime politike, të cilët duan të shfrytëzojnë interesa korruptive nga biznese të caktuara dhe duke përdorur punëtorët e tyre duan të arrijnë qëllimet finale, që janë përfitimi i votave dhe hyrja në politikë.
Nisma ?Thurje? këtë ka bërë prej disa kohësh dhe po përdoret nga disa personazhe, të cilët kërkojnë të jenë pjesë e politikës, artikulojnë dhe flasin si një grup neokomunistësh, por pretendojnë se nuk janë të tillë, megjithëse ka mjaft dyshime për financimin e tyre dhe burimet e të ardhurave, të cilat mund të jenë para korrupsioni dhe shuma të fshehura financimi, të cilat nuk janë deklaruar ende. Pra një grupim që kërkon të bëjë transparencë, ende nuk deklaron asgjë, por fshihet pas disa qindarkave.
Kështu ndodh edhe me organizatën politike të Arlind Qorrit, e cila pretendon sjelljen e marksizmit në Shqipëri dhe frymën e Qemal Stafës, pa shkuar më tej te Vetëvendosja. Ajo që është fakt, është se tre grupime neomarksistësh dhe komunistësh janë gjoja në protestë për interes të shqiptarëve, por duket se më shumë kanë dalë aty për të mbushur xhepat e tyre.
Këto janë tre grupime, për të cilat ndoshta nuk do t?ju jepet më hapësirë, por e vërteta se kush janë individët duhet theksuar për të treguar dy anët e monedhës, fasadën ?e bukur? dhe atë ç?ka mban brenda godina, e cila është një rënojë e një sistemi të djeshëm diktatorial, pasardhës të komunistëve famëkeq të diktaturës, të cilët kanë dalë sot në protesta duke sulmuar sistemin kapitalist, duke sulmuar demokracinë, me thjeshtë dhe vetëm me qëllimin që të kërkojnë dhe të ngrejnë në opinionin publik sa më shumë vota në interes të tyre dhe më pas të shkojnë dhe të hyjnë në Parlament dhe të përfaqësojnë atë që ata mendojnë dhe pretendojnë.
Ky është rasti për të thënë të vërtetën, se tre grupime neomarksiste dhe komuniste në Shqipëri po dalin së bashku në një linjë, me të njëjtin aksion dhe nuk ndryshojnë aspak nga njëra-tjetra. Kjo është organizata politike e Arlind Qorrit, e pasuar nga nisma ?Thurje? e hajdutit Besian Pesha, duke shkuar më tej tek Vetëvendosja në Tiranë, e cila duket të jetë më shumë një mbetje e neomarksistëve, të cilët pretendojnë me frymën e Albin Kurtit të ngrejnë diçka në Tiranë, por që mesa duket ashtu si Kurti ka dështuar dhe po dështon në Kosovë, të kemi të njëjtën situatë edhe në Tiranë./ CNA.al
Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka ngritur ...
Moderatori dhe humoristi Ermal Mamaqi ka zbuluar së fundmi s...
Një profesor i Universitetit të Nju Jorkut thotë se dëbimi i...
Zbardhet vendimi i Gjykatës franceze që ka shpallur në kërki...
LSI ka rekrutuar së fundi deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjeta...
Zamira Rami, ish kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës është ...
Lajmi i lirimit të anëtarit të bandës së Durrësit Indrit Dok...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku k...
Gjetan Gjetani, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u përja...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar s...
Rrjeti social Facebook ka shfaqur probleme në të gjithë botë...
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “The Times ...
Ndonëse është ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore si përfaq...
Ish-kreu i degës së PS-së në Korçë, Muharrem Meko ka shprehu...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ka dështuar përfundimisht kauza e Organizatës Politike të Ar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ng...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ...
Demokratja Grida Duma ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...