web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lorenc Vangeli e thotë troç/ "Kam shkruar 14 fjalime në një seancë parlamentare, 100 euro faqja"

16 Janar 2020, 21:28, Politikë CNA

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për marrëveshjen mazhorancë-opozitë për Reformën Zgjedhore.

Teksa u pyet nga moderatori, Blendi Fevziu, Vangjeli tha se ka shkruar 14 fjalime deputetësh në një seancë parlamentare.

?Kam shkruar 14 fjalime në një seancë. 14 fjalime po ishin edhe PD edhe PS?, deklaroi ai, ndërsa shtoi se këtë e ka bërë për shkak të miqësisë dhe për t?u tallur.

?Ishin dy gjëra që më detyruan mua ta bëja një gjë të tillë, ishin miq të kisha dëshirë t?i ndihmoja dhe dëshira për t?u tallur. Në atë parlament doktori deklaron në atë seancë ?ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën?. Që atë herë refuzova dhe fillova të distancohem se e mori vesh Doktori. Doktori thotë që një faqe bën 100 euro, tregoi analisti Vangjeli në emisionin ?Opinion?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga