Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Janë bërë gati 48 orë dhe ndoshta diçka më shumë nga koha kur Lulzim Basha çoi ekipin e tij të ulej me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore për të krijuar më pas një Këshill Politik si shpëtim për gjoja atë që quante ai mosnjohjen e Parlamentit, kryeministrit Rama dhe atyre që kanë vjedhur votat. Për më shumë se një vit Lulzim Basha kishte tërhequr zvarrë në rrugë demokratët, treqind prej të cilëve i la burgjeve dhe tha se Edi Rama kishte rënë e se qeveri me Ramën nuk kishte më, theksoi fort se nuk do ulej me të në tavolinë…
Por, po ashtu, Basha tha edhe se nuk do ulej me Gjiknurin, me hajdutin e votave, e megjithatë e hengri llafin e si pa gjë të keq shkoi e u ul dhe bëri pazar me ta. Bëri edhe Këshill Politik po në pazar me Damian Gjiknurin dhe Edi Ramën.
Pas këtyre “xhavhireve” të Kryetarit i menjëhershëm ka qenë reagimi i militantëve të Partisë Demokratike dhe demokratëve, e atyre që janë pesha më e rëndësishme e asaj partie, të cilët për të disatën herë rradhazi u ndien të tradhtuar nga Lulzim Basha.
Në 2017 i tradhtoi, i la në rrugë, bëri marrëveshje me Ramën për të hyrë në një qeveri me të pastaj tre muaj në çadër, kurse së fundmi, pas një viti ai shkoi dhe u ul sërish me Damian Gjiknurin dhe ra në kunsensus me kryeministrin e vendit.
Asnjë presion nga ndërkombëtarët, thjesht dhe vetëm pazar radhe, zgjidhja e një Këshilli gjoja politik që do të dilte mbi vendimet e parlamentit megjithëse parlamenti është aty, deputetët paguhen, Edi Rama ka mazhorancën kushtetuese dhe 61 kryetarë bashkie si dhuratë nga Lulzim Basha për kryeministrin Edi Rama.
Pasi bëri marrëveshjen e tij, Lulzim Basha është sulmuar ashpër në rrjetet sociale por dhe drejtpërdrejt edhe nga gazetarët besnikë të PD nëpërmjet portaleve, shënimeve në rrjete sociale, opinioneve por edhe pyetjeve që iu bënë dje në konferencë për shtyp.
Dje për herë të parë Bashën e pamë të nervozuar, të nxirë, të tensionuar dhe që nuk dinte çfarë të thoshte më parë, aq sa të gjithë kritikët e tij dhe të gjithë militanëtët që e quanin tradhtar që kishte bërë një marrëveshje pa marrë asnjë vendim kryesia, pa u konsultuar me asnjë strukturë të partisë, por ashtu sic kishte djegur mandatet i vetëm ishte kthyer në krahët e Edi Ramës, ai i kishte shpallur të gjithë armiq, të gjithë militantët të gjithë kritikët, të gjithë ata që i kishin thënë se i kishte shitur sërish, që i kishte hedhur tej dhe vetë kishte shkuar dhe ishte hedhur në prehrin e Edi Ramës.
I ndodhur përballë këtij fakti dhe një cunami të vërtetë akuzash nga strukturat e bazës së Partisë Demokratike, nga drejtues të lartë të saj, përfshi këtu edhe heshtjen e Sali Berishës, Lulzim Basha dje u shfaq nervoz, ndërsa sot e drodhi sërish, pasi e pa se nuk do të shpëtonte lehtësisht këtë herë nga tradhtia e tij, nga krimi i tij politik, Basha sot e drodhi doli publikisht dhe tha se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka dhe se Damian Gjiknuri do të jetë në burg ashtu sikundër tha dhe dje.
Por, Damiani do të shkonte në burg ditën kur të vinte PD në pushtet, kështu tha dje, ndërsa sot tha se Edi Rama nuk duhet të jetë kryeministër dhe zgjedhjet do t?i kemi pa Ramën kryeministër.
Në fakt ai ka pranuar, marrëveshjen e ka bërë dhe na tha se do të kishim edhe zgjedhje të parakohshme, pra Luli nuk po bën gjë tjetër thjesht po e dredh. Luli është tek varianti ?dridhe Like nga halli? , s? ka ç? të bëjë, s?ka çfarë të thotë tjetër po përpiqet të mashtrojë demokratët, asgjë më shumë sesa kaq. Në fakt nga ana tjetër kemi dhe reagimin e qetë të qeverisë por Luli nuk bën gje tjetër thjesht dhe vetëm gënjen dhe mashtron duke deklaruar se do ta futë Damianin në burg dhe do të kemi zgjedhje pa Edi Ramën. Gjithësesi në finale ai që humb është vetëm Lulzim Basha dhe gënjeshtrat e tij, nervozizmi i tij tregon gjithçka.
Ai tashmë ka marrë fund më keq sesa kryeministri i vendit që është dhe aleati dhe shpëtimtari i ti. Të dy në shtrat shkojnë mjaft mirë./CNA.al
Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha, me komisio...
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. Dr. Tonin Gjur...
Ka përfunduar në këto momente tryeza e Këshillit Politik, pë...
Deputeti Myslym Murrizi ka folur lidhur me marrëveshjen e fi...
Ish deputetja demokrate Albana Vokshi ka sulmuar kryeministr...
Mediat dje dhe sot, kanë raportuar se kryetari i “Republikës...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, e ka...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Komisi...
Avokati Spartak Ngjela, ka dhënë alarmin se kryeministri Edi...
Avokati Spartak Ngjela ka analizuar veprimet e fundit të kre...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar për padinë që kryemini...
Ambasada e SHBA vazhdon të jetë aktive në përpjekjen për ref...
Ulja e opozitës në tryezën zgjedhore të kryesuar nga Damian ...
Kërcimet e tij, gënjeshtrat dhe dështimet kanë bërë që Lulzi...
“Nuk ka tërheqje, nuk është problemi Edi Rama individ, por E...
Kryetarja e lëvizjes për Integrim Monika Kryemadhi në një ba...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncua...
Pas rreth 15 vitesh, Desada Metaj ka braktisur televizionin ...
Në dosje përmendet se si pas atentatit të dështuar nga Marse...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...