web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbimi i dy iranianeve nga Shqipëria/ Flet eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare

16 Janar 2020, 09:40, Politikë CNA

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. Dr. Tonin Gjuraj është shprehur sot se vrasja e Qasem Soleimanit, nga ana e amerikanëve, ka qenë një veprim i duhur.

Përvec kësaj prof. Gjuraj tha se, dëbimi i dy diplomatëve iranian nga Shqipëria, ditën e djeshme, ishte një formë reagimi që Shqipëria duhet ta ndërmerrte.

?Paparashikueshmëria vlen edhe për Trumpin vetë, por edhe për Iranianët. Situata mbetet e rrezikshme  por rreziku i konfrontimit, i luftës ballë për ballë ka kaluar. Kemi një eskalim të situatës mund të themi pas vrasjes së Qasem Soleimanit.

Po të bëjmë një analizë racionales së kostos dhe përfitimit, me sa duket situata është qetësuar edhe pse mund të ketë episode.?-tha Gjura në ABC News.

Po ashtu, Gjuraj theksoi se misioni i shtetit shqiptar është mision humanitar dhe ka mbështetur hebrejtë dhe të tjerë në situata të vështira.

?Ka një veprim të  kordinuar, deklaratë e ministrisë korrejkte për hir të së vërtetës. Sipas ministrisë tonë ato nuk kanë respektuar konventën e Vjenqës, megjithatë fakti që ne kishim një deklaratë kërcënuese nga irani, pavarësisht se nuk u përmend drejtpërdrejt shqipëria, sikur edhe mos të kishim një info të plotë dhe të saktë ne duhet të kishinm një lloj reagimi. Misioni i vendit tonë është mision humanitar. Ne kemi mbështetur me kohë të gjithë ata që kanë patur nevojë për ndihmën tonë, kemi mbështetur hebrenjtë e të tjerë. Ne nuk mund të besojmë që 3000 të strehuar në manzë, gra dhe fëmijë janë terroristë. Kështu që në këtë këndvështrim dëbimi i tyre ka qenë i duhuri.?-theksoi Gjuraj.





Lajmet e fundit nga