web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gënjeshtra e Bashës për demokratët se parlamenti është deligjitimuar

15 Janar 2020, 14:22, Politikë CNA

Dje Lulzim Basha, pas më shumë se një vit sorollatje rrugëve që u bëri shqiptarëve, me protesta e dështime, dhe pasi la në burg dhe me procedime penale mbi 300 demokratë, shkoi dhe u ul në tryezë me Edi Ramën.

Njeriu i cili na tha se është rrëzuar nga kryeministër të paktën dhjetë herë, njeriu që na tha se nuk do të kishte zgjedhje me këtë kryeministër, u ul në tryezë me Damian Gjiknurin e dosjes 184, për të cilin kishte zënë be për Kishë të Laçit se do ta fuste në burg dhe jo më të ulej në tavolinë, e kështu dhe ashtu, e të tjera meselera që shqiptarët i dinë me Lulin dhe ndoshta gënjeshtrat e tij të shumta nuk i bëjnë më përshtypje, ndaj dhe e kanë braktisur.

Por, le të kthehemi tek një gënjeshtër, e dyta që ka nxjerrë Lulzim Basha në treg, pas uljes dje në tryezë.

E para ishte se do të kishim zgjedhje të parakohshme dhe prandaj kishte shkuar në tryezë, megjithëse edhe po të kishte zgjedhje të parakohshme vështirë se ai do të fitonte. Jo vetëm për shkak të marrëveshjes me Ramën, por edhe për atë çfarë ka bërë dhe si e ka përdorur PD-në për interesat e tij dhe familjarëve të tij, duke e përdorur si një grupim politik për gjoba, pazar në biznes, apo dhe duke e shitur e blerë në tregun çam, tek Edi Rama.

Le të kthehemi tek gënjeshtra e dytë. Ajo se marrëveshja e djeshme dhe se krijimi i një këshilli ka deligjitimuar dhe ka nxjerrë nga skena parlamentin.

Kjo është edhe më qesharake sesa ajo e zgjedhjeve të parakohshme.

Së pari, këshilli do të miratojë me konsensus Reformën Zgjedhore, e cila historikisht është bërë më shumë se dhjetë herë, ligjet janë ndryshuar. Më parë debatet bëheshin politike dhe më pas në nivel teknik, ndërsa tani po diskutohet dhe politikisht dhe teknikisht në tavolinë, megjithëse palët kryesore kanë rënë dakort për mos ndryshimin e sistemit dhe ruajtjen e tij. Dhe këtë e mbron edhe Petrit Vasili dhe LSI-ja e cila dje ka qënë kundër këtij sistemi. Kanë heshtur edhe aleatët e Lulzim Bashës, të cilët janë kundër këtij sistemi, e kështu me radhë, me shpresën se të bashkuar në një koalicion do të mund ta rrëzojnë Edi Ramën, megjithëse ka ende kohë.

Por, pse gënjejnë se ky këshill ka deligjitimuar parlamentin?

Së pari, sepse parlamenti është në detyrë dhe për faktin e vetëm se Luli dogji mandatet e tij, nga shkurti 2019, dhe po afrohet shkurti i 2020 dhe parlamenti ka vazhduar detyrën.

Kjo firmë e djeshme është një marrëveshje politike jashtë parlamentit, e cila nuk e deligjitimon parlamentin, sepse që ai parlament të ?vdiste? politikisht, duhej të shpërndahej. Atë të katër të ulur në tryezë nuk e shpërndajnë dot parlamentin.

I vetmi që mund ta shpërndajë parlamentin, është presidenti i Republikës. Dhe e dyta, nëse vetë Rama çon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Pra, ai këshill nuk ka asnjë peshë. Thjeshtë dhe vetëm do miratojë Reformën Zgjedhore, detajet, teknikalitetet, ndryshimet ligjore, e të tjera si këto. Dhe është marrë përsipër që parlamenti ta miratojë.

Por, kur ka ndodhur që parlamenti nuk i ka miratuar ndryshimet e propozuara të Reformës Zgjedhore, midis palëve politike në Shqipëri?

Kujtojmë këtu ndryshimet e vitit 2008.  Marrëveshja u bë e heshtur dhe nën rogoz mes Ramës dhe Berishës, u quajt sikur pati konsensus dhe u votua në parlament.

Kujtojmë se atëherë pati përplasje brenda Partisë Demokratike. U kërkua edhe president nga populli. Biles disa rryma brenda PD-së, individë që më pas u zhdukën nga skena politike, mbështetës të Bamir Topit, e kundërshtuan. Ilir Meta hyri në grevë urie. Por, marrëveshja ishte bërë mes të mëdhenjve dhe parlamenti e miratoi.

Kështu do të ndodhë edhe kësaj radhe. Të mëdhenjtë janë ulur në tryezë, po gjendet zgjidhja dhe parlamenti do ta votojë Reformën.

Pastaj jemi aty ku ishim dhe s?kemi bërë asgjë. Me përfundimin e Reformës, thjeshtë kemi humbur më shumë se dy vite.

Pra, kemi humbur një reformë të mirë zgjedhore, e cila mund të ishte bërë dy vite më parë dhe Partia Demokratike, do të ishte në sistem, deputetët do të ishin në parlament.

Pra, nuk do të kishte Rama një mazhorancë kushtetuese, demokratët do të kishin këshilltarë në këshillat bashkiakë dhe një pjesë të madhe bashkishë, do të kishte oponencë, do të kishte një opozitë më të vërtetë, do të kishte parlament çdo të enjte, do të kishte debate dhe gjithçka do të ishte krejt ndryshe.

Por, Lulzim Basha zgjodhi të merrte rrugët pas skandaleve të tij dhe tani u kthye duke thënë se parlamentin e deligjitimoi ai, sepse bëri një Këshill të posaçëm, i cili do të marrë vendimin për Kodin Zgjedhor.

Këto gënjeshtra dhe këto pallavra, Luli mund t?ia thotë kujtdo. Mund të nxjerrë edhe ?ushtarët? e tij t?i bëjë të besueshme, por vështirë që demokratët t?i besojnë. Askush nuk e beson më sot Lulzim Bashën sepse të gjithë e dinë se ai është një pazarxhi dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Kjo që po thotë është një gënjeshtër. Ai ka ngritur një këshill që i ka vënë një emër, thjeshtë dhe vetëm për të justifikuar turpin e tij, skandalin e tij të braktisjes së parlamentit dhe shërbimin që i bëri Edi Ramës, duke i falur në tryezë 61 bashki dhe duke i dhuruar një mazhorancë kushtetuese.

Mirë apo keq, ajo opozitë që quhet parlamentare është pjesë e PD-së, ata janë vënë në listë nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dhe ndodhen në parlament.

Ata janë pjesë e partive të tyre. Mjafton që shumicën t?i thërrasin, sepse nga pas Lulit do të shkojnë dhe votojnë ashtu siç iu thotë Luli apo Mona.

Prandaj, siç thotë populli, gënjeshtra i ka këmbët e shkurta. Luli ka gënjyer aq shumë sa ndoshta edhe vetë ka ngelur pa ?këmbë? sepse tani Lulzim Bashën vështirë, shumë e vështirë, për të mos thënë askush nuk e beson çfarëdo që të bëjë apo çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo gënjeshtre të radhës të shpikë, Edi Rama është thjeshtë dhe vetëm ?KÇK?-ja e Edi Ramës./ CNA.al

Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme

Lulzim Basha, ?KÇK?-ja e Edi Ramës

E treta e vërteta e Lulit!





Lajmet e fundit nga