LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E treta e vërteta e Lulit!

15 Janar 2020, 11:26, Politikë CNA
E treta e vërteta e Lulit!

Ka një reagim të fortë në rrjetet sociale nga demokratët të cilin e neverisin marrëveshjen e djeshme të Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama.

Pas mbylljes së hetimeve dhe pushimit të çështjes për financimet me para nga ofshorët rus në SHBA, Lulzim Basha menjëherë u kthye tek Edi Rama.

Këtë e bëri dje dhe demokratët kanë reaguar mjaft ashpër në rrjetet sociale.

Ka një frymë shumë të fortë të kreut të PD-së dhe të gjithë ngrenë pyetjen pse.

Kjo ka vetëm një përgjigje. Lulzim Basha shpreson që kjo të jetë e treta e vërteta. Askush nuk ka më dyshime. Luli punon thjesht dhe vetëm për mandatin e tretë të Edi Ramës, por këtë herë do të jetë edhe ai në Qeveri. Më të tretën të vërtetën me Ramën do të jenë bashkë.

Kanë bërë një marrvëshje në 2017-ën, nuk mundën të qeverisin bashkë më shumë se disa muaj, pasi Rama i vetëm mori 74 mandate.

Luli u kthye dhe thirri Monikën afër, po kërkon të mbijetojë në opozitë me LSI-në dhe e sheh që e ka të pamundur, ndaj ai kërkon të marrë diçka.

Luli është i versionit kap ç?të kapësh, pra është KÇK-ja e Edi Ramës dhe nuk do gjë tjetër. Do thjesht vetëm të ndodhë e treta e vërteta.

Pra, shkon ulet në tavolinë, bën çdo lloj marrëveshje, shpreson që Rama mos të marrë 70 mandate dhe ai të shkojë në Qeveri më të.

Luli Kërkon të tretën të vërtetën. Kjo është pse-ja e asaj që ka ndodhur dje./CNA.al

Lajmet e fundit nga