web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentohen dy punëtorë në minierën e Bulqizës

6 Janar 2020, 21:08, Aktualitet CNA

Dy punëtorë janë aksidentuar, mbrëmjen e sotme, në minierën e kromit në Bulqizë.

Bëhet fjalë për punëtorët me inicale M.Gj. dhe A.K., të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht raportohet se dy minatorët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 20.50, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, janë  aksidentuar gjatë punës  shtetasit M.Gj, dhe A.K,  të dy banues në Bulqizë.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital,  dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga