web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pompeo: Zbulimi amerikan ishte i qartë mbi rrezikun që paraqiste Soleimani

5 Janar 2020, 17:57, Kosova & Bota CNA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i doli në mbrojtje të dielën sulmin ajror amerikan që vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani. Ai tha se shërbimet e zbulimit e kishin bërë të qartë se mosveprimi do të kishte paraqitur një rrezik më të madh.

“Vlerësimet e shërbimeve amerikane të zbulimit e bënë të qartë se mungesa e një veprimi, që do të lejojnte Soleimanin të vazhdonte të komplotonte, të vazhdonte me planet apo fushatat e tij terroriste, do të krijonte më shumë rrezik sesa të ndërmarja e një veprimi si ai që morëm javën e kaluar”, tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin televiziv “ABC”.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime pas vdekjes së gjeneralit kryesor iranian, i vrarë të premten nga një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Irakut.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka premtuar një hakmarrje të ashpër për vrasjen e Qassem Soleimanit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të sulmohen objektiva të shumta në disa vendndodhje në Iran, nëse Irani do të hakmerret për vdekjen e Soleimanit.





Lajmet e fundit nga