Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur së fundmi për një sërë çështjesh të rëndësishme në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Lidhur me tërmetin tragjik të 26 nëntorit, Meta thotë se ?pasojat e rënda që la pas tërmeti treguan dobësitë tona në përballimin e këtyre situatave emergjente?.
Meta ka shprehur sërish falenderime ndaj Kosovës e cila ishte e para që reagoi menjëherë duke na ardhur në ndihmë.
Në një intervistë për ?Epoka e re? Meta ka folur edh embi ?ngërçin? politik në Kosovë/
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjshmëri të plotë duhet të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja të qeverisë së Kosovës.
Pyetje: Z. President, Shqipëria muajin e kaluar u godit nga një tërmet i fuqishëm, me pasoja tepër tragjike, me 51 humbje jete, mijëra banesa e prona të shkatërruara. Sa e ka marrë veten Shqipëria dhe shqiptarët pas kësaj fatkeqësie?
Presidenti Meta: Shqipëria nuk ishte goditur nga një tërmet kaq shkatërrues prej një kohe të gjatë. U bënë përpjekje të mëdha dhe u zgjua një solidaritet i jashtëzakonshëm. Pasojat e rënda që la pas tërmeti treguan dobësitë tona në përballimin e këtyre situatave emergjente dhe besoj kemi nxjerrë mësimet e duhura se si t?i përmirësojmë masat dhe reagimet në të ardhmen. Aktualisht jemi të përqëndruar në sigurimin e strehimit dhe shërbimeve të tjera të domosdoshme për të gjithë njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre.
Në të njëjtën kohë, jemi duke llogaritur dëmet dhe nivelin e sigurisë së mijrave shtëpive dhe ndërtesave të dëmtuara.
Besoj se shumë shpejt do të kemi një plan veprimi konkret për rindërtimin dhe rikuperimin e të gjitha pasojave që la pas ky tërmet shkatërrimtar.
Pyetje: Është parë një solidarizim i paparë i institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj me këtë tragjedi që e goditi Shqipërinë. Çka do të thotë për shqiptarët kjo?
Presidenti Meta: Kosova ishte e para që reagoi menjëherë duke na ardhur në ndihmë. E kam shprehur dhe nuk kursehem ta përsëris falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidarizimin maksimal e të jashtëzakonshëm të institucioneve të saj dhe në veçanti të qytetarëve të Kosovës, në ato momente dramatike për Shqipërinë.
Tërmeti i 26 nëntorit tundi si asnjëherë më parë themelet e shumë ndërtesave në Shqipëri, por tregoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë. Zemrën bujare e Kosovës e dëshmuan veçanërisht dhe ata qytetarë të saj në pamundësi ekonomike, që shprehën solidaritet, duke ndarë edhe varfërinë e tyre me banorët e prekur nga ky tërmet.
Shqipëria dhe Kosova çdo herë kanë qenë dhe do të mbeten të parat në krah të njëra-tjetrës, dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë solidaritet dhe këtë ndihmë të jashtëzakonshme.
Pyetje; A duhet të shërbejë ky rast për qeveritë e të dy vendeve që të thellojnë bashkëpunimin dhe t?i largojnë ato barriera që vështirësojnë lëvizjen e shqiptarëve? Dhe ku mendoni se Shqipëria dhe Kosova duhet ta forcojnë bashkëpunimin më shumë?
Presidenti Meta: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën.
Shqipëria dhe Kosova duhet të plotësojnë të gjitha boshllëqet apo mangësitë që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve apo të burimeve të zhvillimit ekonomik. Në këtë drejtim duhet të krijojmë sa më shumë lehtësira. Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit. Kjo është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë. Por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen. Më vjen keq kur konstatoj se mes dy vendeve tona ka aq shumë marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, por që për fat të keq janë ende shumë larg konkretizimit të tyre. Shqipëria dhe Kosova në të gjitha fushat duhet të forcojnë pa më të voglin hezitim bashkëpunimin dhe të rrëzojnë të gjitha barrierat administrative dhe burokratike.
Kjo është në interesin reciprok të të dy vendeve që kanë vetëm një aspiratë: bashkimin e tyre në Bashkimin Europian.
Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për nismën e ashtuquajtur ?Mini-Shengen? dhe si i vlerësoni deklaratat e kryeministrit Rama për figurat kryesore politike të Prishtinës?
Presidenti Meta: Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, që udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, që sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje, dhe që ka vetëm për qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është e mirëpritur.
Ky duhet të jetë një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme. Çdo iniciativë që provokon debate të panevojshme nuk e ndihmon bashkëpunimin tonë. Askush nuk ka pse keqpërdoret për të defaktorizuar Kosovën.
Prishtina ka udhëheqësit e saj të zgjedhur me votën e qytetarëve të saj. Shqipëria, për fat të keq, nuk ka se çfarë t?i mësojë Kosovës, as sa i përket shtetit ligjor, as sa i përket zgjedhjeve e pluralizmit politik, apo qoftë sa i përket demokracisë. Shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira.
Pyetje: Në Kosovë, edhe disa muaj pas zgjedhjeve ende nuk janë formuar institucionet e reja? Cili është mesazhi juaj për dy fituesit e këtyre zgjedhjeve VV dhe LDK?
Presidenti Meta: Si fitues të zgjedhjeve parlamentare, uroj që Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjshmëri të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.
Pyetje: Cili është urimi juaj për Shqipërinë dhe për Kosovën për vitin 2020?
Presidenti Meta: Uroj për një Shqipëri me negociata të çelura me Bashkimin Europian, dhe për një Kosovë pa regjim vizash me BE-në, shumë më pranë saj dhe NATO-s.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i është drejtuar so...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i është drejtuar so...
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar jan...
Kryeministri Edi Rama së fundi ka ndryshuar ritualin e tij t...
Shfaqen gati një herë në vit, shumicën e akteve të tyre i ka...
Po bëhen rreth 7 vite që Lulzim Basha ndodhet në krye të opo...
Ish deputeti socialist Eduart Ndocaj ka folur me tonë të ash...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka reaguar pa...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas publikimit t...
Mesazhe dhe akuza shumë të forta ka hedhur mbrëmjen e sotme ...
Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Ram...
Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pa...
“Jugosllavia e Re me emrin maskë Minishengeni ka si qëllim v...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, paradite...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho ishte sot në...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, pasi...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka ...
Ish-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...