web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pensionistët, në radhë të gjata për 3 mijë lekë/ Po na japin gjysëm gjeli

28 Dhjetor 2019, 12:24, Sociale CNA

Me gjithë pakënaqësinë për shumën e shpërblimit të caktuar nga qeveria pensionistët në rrethet e vendit kanë nisur ta tërheqin atë. Ato po shpërndahen sipas datës së përcaktuar të pensionit. Ndërsa atyre që ju ka kaluar data e marrin në çdo kohë.

Të moshuarit e Elbasanit thonë se shuma prej 3 mijë lekë është sa për një gjysëm gjel.

?As një gjel deti nuk merr?, thotë një e moshuar, për Abc News.

Në Gjiroksatër pensionistët kishin dyshime se mund të mos merrin dhe asgjë. Ndaj sipas tyre më mirë pak se asgjë.

?Nga hiç fare, mirë është?, shprehet një i moshuar.

Kuksianët janë ndër banorët më të varfër në vend. Edhe pse shprehin pakënaqesi për shumën, me daljen e datës së pensionit ata janë drejtuar në pikat postare për ta tërhequr atë.

?Ato nuk dalin për ilaçe, jo për të marrë mish e gjëra të tjera?, shprehet një pensionist.

Ndërkaq në Fier radhët janë bërë të bezdishme për të moshuarit. Disa prej tyre ju ka sosur durimi dhe nuk i kanë kanë marrë.

Edhe në Vlorë të moshuarit nuk ndjehen të vlerësuar.

Tallje e quajnë masën e shpërblimit një pjesë e pensionistëve të Librazhdit.

Kush s?ka mundësi për të tërhequr shpërblimin nuk do ta humbë atë dhe do ta marrë në janar të vitit tjetër. Shpërblim përfitojnë 663.227 pensionistë.





Lajmet e fundit nga