“Askush nuk do na e mbyllë dot gojën”/ Basha thirrje Metës për ligjin e censurës: Mos e mirato!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Ndërsa shoqëria priste ndëshkimin e peshqve të mëdhenj, pas Tahirit, ministrit kampion të qeverisë së Rilindjes, dje gjykata dënoi me nje vit burg Ervin Salianjin, një nga eksponentët kryesor të opozitës. Më shumë se sa nxitimi për të vendosur barazpeshën midis kampeve politike, më ironikja qëndron tek emrat e përzgjedhur për tu bërë kurban në këtë rast.
Si Tahiri dhe Salianji janë jo vetëm të rinj në moshë por dhe në politikë. Të dy gjithashtu kanë qenë të përzgjedhur personalisht nga kryetarët e partive të tyre, dhe kanë spikatur në zellin për tju shërbyer këtyre të fundit në cdo rrethanë. E më shumë se të tjerët, ata kanë qenë simboli i politikës së vjetër ndër politikanët e rinj.
Tahiri, Ministri i Brendshëm i Ramës, ndoshta ishte i vetmi që ja kalonte këtij për kontaktet me eksponentët e botës së krimit. Aq sa u akuzua nga prokuroria si i përfshirë personalisht në trafikun e kanabisit duke cuditur ndoshta edhe vetë Ramën, ideatorin politik të kanabizimit të vendit në atë kohë. Ndërsa Salianji, i emëruar nga Basha si sekretar i aksionit qytetar për denoncimin e aferave publike, sikur të mos i mjaftonin skandalet me bollëk të qeverisë, është dënuar nga gjykata për fabrikim të tillash. Protagonizmi si qëllim në vetvete prodhoi rastin ?Babale? vetëm sa për të zhvleftësuar atë që e kishte vulosur Gjykata Italiane me vendim të formës së prerë, se vëllai i Ministrit Xhafa ishte trafikant droge.
Ama nuk është i rastësishëm fakti që liderët e partive kryesore në vend sa herë promovojnë të rinj në politikë, zgjedhin të ngjashmit e vet. As fakti që rishtarët, prej të cilëve pritet të vijë një frymë e re, tejkalojnë të vjetrën sa herë ju jepet mundësia. Sepse në Shqipëri është themeluar një sistem i tërë politik që prodhon mutacione të tilla, ai që njihet ndryshe si ?Sistemi i Kryetarokracisë?. Kryetarët e partive kryesore kanë monopolin e promovimit, sepse ata hartojnë listat e deputetëve, të ministrave etj. Ndërsa të rinjtë ambicien për karrierë të shpejtë. Të dytët e kanë të sigurt rrugëtimin vetëm nëse gëzojnë simpatinë dhe përzgjidhen prej kryetarëve. Sepse sa per ndryshimin e rendit të gjërave prej tyre as që bëhet fjalë, të paktën pas shuarjes së protestës studentore kundër establishmentit një vit më parë ku kontributin më të madh e dhanë vetë të rinjtë e forumeve rinore partiake.
Ndaj nuk kemi pse presim asgjë tjetër prej të rinjve në politikë nëse nuk ndryshojmë këtë sistem të shpifur qe funksionon në Shqipëri prej vitesh. Por deri atëherë nuk ka asnje vlerë të dënojmë disa poitikanë të rinj në moshë që sot ngjajnë edhe më të vjetër se shefat e tyre. Sepse kjo vetëm sa forcon kryetarokracinë e këtij sistemi, e cila me rastin e burgut të Salianjit dhe Tahirit mund të justifikohet se në Shqipëri na paska përfunduar koha e pandëshkueshmërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Ish kryeministrit Sali Berisha, është thirrur për tu paraqit...
Parlamenti votoi sot për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshi...
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Komisioneri e BE-së për ...
Është miratuar pak më parë ligji për buxhetin e shtetit 2020...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dalë sërish nga rre...
Miratohet paketa e censurës për mediat në Kuvend.Mësohet se ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje live me “...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti gjatë fjalës së...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gj...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar men...
Gazetari i “Nova Medias”, Arian Asimi, ka bërë një deklaratë...
Opozita parlamentare ka marrë një urdhër të prerë pasditen e...
Seanca plenare në parlament vijon që prej paradites së sotme...
Ish ministri i Finacave, Arben Malaj, ka mbajtur sot fjalim ...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili nuk ndalet me sulmet ndaj ...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa foto nga mbledhja e p...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidh...
Ish-anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...