web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dorëzohet" Kryemadhi/ I shtrin dorën shqiptarëve të Diasporës

18 Dhjetor 2019, 18:10, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje live me “Nova Media” është shprehur se Shqipëria po përballet me një politik i cili po shkatërron themelet e demokracisë.

Sipas Kryemadhit, Rama po kthen ëndrrën e Millosheviçit, dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, ndërsa i bëri thirrje dhe shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, të ngrejnë zërin në institucionet ndërkombëtare, pasi sipas saj shqiptarët po izolohen nga regjimi politik.

?Problemi nuk qëndron më te tërmeti por te tërmeti politik që po shkaktohet. Te tërmeti i të drejtave të njeriut. Te themelet e demokracisë sepse jo vetëm që kanë filluar të cenohen dhe dëmtohen që me dëmtimin e Gjykatës Kushtetuese, me kapjen e sistemit të drejtësisë, me ekonominë e monopolizuar në duart e 4-5 oligarkëve, me dhënien e pronave grupeve kriminale të cilat i kanë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës.

Rama po kthen ëndrrën e Millosheviçit sot në Ballkan. Po kthen ligjin e antishprehjes. Edi Ramës i intereson që të ikin shqiptarët që kanë zë dhe veshë, dhe të vijnë skllevërit që nuk dijnë as të flasin.

A ka mundësi që ju shqiptarët atje ti shkruani ambasadave, kongresmenëve, ti thoni si po izolohen shqiptarët.  Ne kemi nevojë për shqiptarët që të kthehen të marrin fatet e tyre në dorë.  Të vij  në LSI të kandidojnë për deputet. Ne kaq kemi mundësi kemi?

Kryetarja e LSI-së, paralajmëroi dhe një vizitë në SHBA në fillim të shkurtit.

?Në fillim të shkurtit do jem në New York dhe do diskutojmë me djemt dhe vajzat e reja atje, qe nuk janë shqiptarë të diasporës, por shqiptar që kan ikur nga Shqipëria, përfundoi Kryemadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga