Zyrtarja amerikane: Shqipëri-SHBA bashkë në kohë të vështira
SHBA vijon të shprehi solidaritet me Shqipërinë për sa i për...
Dje, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji i akuzuar për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen ?Babale?.
Kush e kujton, rreth një vit më parë shpërtheu një skandal. Një audio-përgjim, i cili u shit nga Republika e Re, si skandali i 30 viteve demokraci, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, ishte përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Nëpërmjet një audio, për të cilën pretendohet se ishte bërë regjistrimi nga dy persona me precedent penalë, Ervin Salianji doli në media, dhe deklaroi se Agron Xhafaj vazhdonte trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë, PD kishte disa ditë që denonconte me dokumenta autentike dënimin e marrë në Itali për Agron Xhafajn, i cili kishte ndryshuar emrin në Geron Xhafaj dhe si i shpëtonte sistemit dhe kërkesës së ekstradimit në Itali.
Gjithësesi pas publikimit të këtij audio-përgjimi, Agron Xhafaj pretendoi se nuk ishte i vërtetë dhe se ai ishte një montazh. Ai u dorëzua tek Krimet e Rënda dhe prej një viti vazhdon të kryejë dënimin e tij në Itali.
Nga ana tjetër, Salianji vazhdoi fort me audio-përgjimin e tij, duke thënë se ishte autentik, se ishte i vërtetë, por, as ai dhe as gazetari Jetmir Olldashi, që pretendohet se ka marrë pjesë në organizimin e audio-përgjimit nga dy personat, Babalja dhe Fredi Alizoti, kurrë nuk dorëzuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, materialin origjinal të audio-përgjimit.
Ndërkohë, nga Prokuroria, pas ekspertizave dhe shumë hetimeve, rezultoi se audio-përgjimi ishte i pavërtetë.
Salianji u mor i pandehur, së bashku me gazetarin dhe dy persona të tjerë.
Çështja është ndarë. ?Babalja? ka një dosje më vete dhe ndërkohë çështja e Agron Xhafajt dhe hetimet e tjera të bëra nga Krimet e Rënda, lidhen me trafikun e drogës. Ndërsa pjesën e kallëzimit të rremë, mashtrimit të bërë publikisht dhe skandalit të publikimit të një audio-përgjimi falco, hetimi u çua tek Prokuroria e Tiranës.
Mesa duket edhe aty me një dosje të qepur në mënyrë profesionale nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Dosja u dërgua në Prokurorinë e Tiranës, dhe dje organi i akuzës dhe pretencën.
Një pretencë që do ta kujtojmë gjatë dhe skandali nuk është thjeshtë dhe vetëm një kallëzim i rremë. Por, është një mashtrim publik dhe tentativë për të rrëzuar shtetin.
Ai audio-përgjim i manipuluar, ka shumë akuza, të cilat do të duhej të rëndonin mbi ish-deputetin Ervin Salianji, si kryeregjisor i atij skandali. Sepse prokuroria ka kërkuar tre vite shërbim prove për Salianjin, dhe disa qindra orë pune për gazetarin Olldashi. Për aktorin Fredi Alizoti është kërkuar tre vite burg, ndërsa për Albert Veliun, i ashtuquajturi ?Babale? është kërkuar 3.6 vite burg.
Pra, regjisori me skenaristin dënohen më pak sesa aktori kryesor i filmit.
Përtej asaj pretence të dhënë nga prokuroria, qëndron dhe fakti i lënies në një akuzë që nuk burgos Salianjin. Pra, qëllimi i prokurorit ka qënë që ?mishi të piqet dhe helli mos digjet?.
Pra, edhe Salianji të dënohet me provat që janë, por të mos bëjë burg në asnjë rast dhe për asnjë arsye.
Çështja çohet në Gjykatë, kjo e fundit ul një pjesë të dënimit dhe Salianji më në fund del me një dënim minimal, që mund ta kapë dekriminalizimi, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme nuk do të zgjidhet më deputet. Por, do të gjendet mënyra dhe interpretimi dhe mund ta kemi sërish në listë.
Pra, një politikan që mashtroi publikisht, që shpiku një skandal, kjo tashmë e faktuar dhe e provuar, del dhe shpëtohet nga hiletë e drejtësisë, duke harruar atë skenar të djeshëm, duke harruar atë ?benzinë? që i hidhej një zjarri për të djegur Shqipërinë, nga Salianji me kompani. Nga papërgjegjshmëria dhe imoraliteti politik. Sepse PD-ja në fakt ishte në të drejtë të kauzës së saj.
Denoncimet e bëra nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi e ?kryqëzuan? ministrin e Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafajn, për vëllain e tij.
Skenar të tillë videosh që shpëtonin PD-në dhe se ky do të ishte e ardhmja dhe lideri, që donte të kandidonte edhe për Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, quan një audio-përgjim, që tashmë njeriu që u duk se po u tundte prangat të tjerëve, tashmë po i tunden prangat për vete.
Në rastin Salianji, prokuroria me akuzat e saj thjeshtë dhe vetëm e ka lehtësuar ish-deputetin e PD-së. Nuk është i vërtetë pretendimi që bëhet nga PD-ja dhe zyrtarët e saj se akzua është e rëndë. Jo aspak. Është dhënë vetëm akuzë për kallëzim të rremë, ndërkohë që janë me dhjetëra akuza që duhet ta përfshinin Salianjin dhe që drejtësia duhet ta thoshte fjalën e saj.
Dhe jo vetëm për atë. Nuk ka pse të ishte shembull Ervin Salianji, por do duhej që një herë e mirë aventurierët politik të mos guxojnë të montojnë, të shpifin dhe të shantazhojnë shtetin, institucionet. Nuk ka rëndësi janë socialistët apo demokratët në pushtet. Por, duhet të marrë fund një herë e mirë.
Kjo e Salianjit nuk ndryshon shumë nga turpi dhe skandali i Griseldës së famshme që ka bërë Erion Veliaj në Kavajë.
Këta të dy nuk kanë asnjë ndryshim. E filluan socialistët e Rilindjes së Erion Veliajt dhe e vazhdoi ?Babalja? e Salianjit të Republikës së Re.
Kjo dosje që iu dha pretenca dhe që iu ul kaq shumë rëndësia ndoshta do të duhej të ishte një nga dosjet e para, nga e cila duhet të fillojë punën SPAK, për t?i dhënë një leksion të mirë politikanëve.
Kjo nuk ka të bëjë me individin Ervin Salianji, por ka të bëjë me rracën e shpifësave, politikanë delirantë dhe të papërgjegjshëm./ CNA.al
Prokuroria kërkon të dënohet Salianji
Si e shkatërroi Salianji kauzën ?Xhafaj? në PD
Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin
Basha sërish shantazh gjykatës/ Zbulohet mesazhi i dytë
Basha vijon shantazhin ndaj Gjykatës/ Zbulohet mesazhi i tretë
SHBA vijon të shprehi solidaritet me Shqipërinë për sa i për...
Kryeministri Edi Rama, është ndalur paraditen e sotme në Mam...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, dje ka njoftuar p...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka hedhur dyshime të forta...
Lulzim Basha është kryetari i Republikës së re, i cili ka de...
Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoran...
“Historisë së gjatë me marifete të paskrupuj të Roger Stone,...
Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e...
“Amazon”, kompania e dytë më e madhe në botë, është solidari...
Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ardiana Kalaja ...
Ish-deputeti Bardh Spahia, duke iu referuar mesazhit të një ...
Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar me ish-deputetin demokra...
Deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një foto nga takimi i s...
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në ...
“Fytyra e Rilindjes në krye të AKEP”, kështu shkruan gazetar...
Të ftuar në studion e emisionit “Real Story” ish deputeti Er...
Gazetari Ylli Rakipi ka replikuar mbrëmjen e sotme me presid...
Ndonëse presidenti Ilir Meta pati paralajmëruar se do të pub...
Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themeli...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari së bashku me Myslim Mur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...