web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si e shkatërroi Salianji kauzën “Xhafaj” në PD

9 Dhjetor 2019, 09:07, Politikë CNA

Gjykata e Tiranës ka caktuar të martën më 10 dhjetor në orën 13:00, si ditën kur prokuroria jep pretencën për çështjen Xhafaj-Babale, ku te akuzuar janë dhe ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Më shumë se një vit më parë, deputeti i Partisë Demokratike në atë kohë, Enkelejd Alibeaj, filloi një fushatë denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Denoncimet kishin të bënin me Agron Xhafajn, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Kauza ?Xhafaj? u fillua nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, në konferenca shtypi të njëpasnjëshme , ku ditë pas dite publikonin dokumentat për Agron Xhafajn, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm në atë kohë, që ishte i dënuar në Itali i cili më pas u dorëzua.

Por, ndërkohë që çështja Xhafaj po kthehej në një skandal dhe në një kauzë të fortë politike, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, nuk po kryente një dënim për katët kriminale në Itali, por jetonte i lirë dhe merrej me biznes, shpërtheu një audio-përgjim i publikuar Ervin Salianji, në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun, i cili ndryshe njihej me emrin Babale.

Në atë kohë në PD plasi një skandal i madh, menjëherë pas publikimit të dosjes ?Babale?, e cila dukej si një çështje e realizuar mirë, si një e vërtetë e madhe që i shtohej kauzës Xhafaj.

Por, menjëherë ndodhi një përplasje. Mësohet se Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji në atë kohë patën një përplasje në lidhje me çështjen ?Babale?, të cilën në fakt e kanë kundërshtuar edhe shumë personazhe të tjerë në PD, përfshirë këtu edhe shumë eksponentë të lartë të saj, të cilët e shikonin si të pavërtetë atë audio-përgjim, të pamjaftueshëm dhe që mund ta nxirrte të pafajshëm.

Dhe kështu ndodhi që Fredi Alizoti, një nga skenaristët e saj të pranojë që audio ishte një montazh. Ndërkohë gazetari Jetmir Olldashi, që ia kishte servirur Ervin Salianjit tha që nuk kishte qënë i pranishëm gjatë momentit të regjistrimit të audios dhe nuk e kishte parë me sytë e tij këtë audio-regjistrim.

Më pas, pati debate të forta, akuza mediatike, të cilat quan deri në largimin e Albert Veliut dhe dorëzimin e Fredi Alizotit.

Dalja në skenë e të ashtuquajturit ?Babalja?, bëri që të dështojë një nga të paktat denoncime serioze të PD.

Përtej detajeve nëse ishte një mashtrim apo jo, Partia Demokratike mori një goditje pasi çështja në fjalë shpesh është përdorur edhe si argument qesharak nga gazetarët, ndërsa kauza e madhe ?Xhafaj? e cila kishte filluar kundër Agron Xhafajt, vëllai të ministrit e cila filloi me publikimin e dosjes dhe në momentin që PD-ja kauzën e saj e kishte fituar dhe po luante mjaft mirë politikisht, dolen ?Babalizmat? e Salianjit me shokë që ta rrëzonte atë kauzë dhe ta kthente në nje debat qesharak, ku tashmë ska mbetur asgjë tjetër, veçse vendimi për Salianjin dhe grupin e tij, që nga prokuroria akuzohet për manipulim dhe kallëzim të rremë.

Dhe për më tepër bie edhe morali i këtij denoncimi nga Ervin Salianji, në kohën që doli se edhe vetë ky kishte një vëlla të dënuar./ CNA.al

Zbulohen dokumentet/ Vëllai i Salianjit kontigjent kriminal në BE

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Plas në PD/ Xhelozia që shkatërroi kauzën serioze

Çështja ?Babale? në gjykatë/ Ja çfarë mund të ndodhë të martën me Ervin Salianjin

Salianji drejt burgut/ PD-Prokurorisë: Nuk na e mbyllni dot gojën





Lajmet e fundit nga